Kundërspin: Spin pas spini në video-deklaratën e Hristijan Mickoskit

Disa tregues afatshkurtër makroekonomik dhe monetar, të marr me tendencë prej qindra të dhënave nga institucionet e ndryshme shtetërore, që në të vërtetë, paraqesin edhe flukset normale ose janë prodhues të krizave politike në 3 vitet e fundit, përnjëherë në deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, këto tregues u shndërruan në fakte për Qeveri kriminale dhe për varfërimin e dukshëm të qytetarëve. E gjithë kjo është plotësisht manipulues dhe larg realitetit.

Me (26.02.2016), para se të takohet me tre euro-deputet Eduard Kukan, Ivo Vajgll dhe Knut Fllekenshtajn  gjatë vizitës së tyre në vend, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski doli me video-deklaratë para opinionit në të cilën duke ju referuar disa treguesve makroekonomik dhe monetar prej të cilëve nxori përfundimin për “gjendet e keqe ekonomike” në të cilën gjenden qytetarët e Maqedonisë edhe atë “secili prej tyre në mënyrë individuale”, si dhe se treguesit e këtillë kanë qenë “rezultat i politikave të gabuara dhe të këqija të cilat i praktikon qeveria e udhëhequr prej LSDM-së në Republikën e Maqedonisë”. E gjithë dalja e Mickoskit përmban një numër të madh të parregullsive, paqartësive, nxjerrje nga konteksti, kualifikime të pabaza, manipulime në analizën e periudhave kohore, ndërrim të tezave, duke e pasur gjithë këtë parasysh të gjithë video-deklaratën e tij e vlerësojmë si spin, shkruan “Vërtetëmatësi“.

Kundërspin:   Së pari, është e habitshme praktika e dhënies së video-deklaratës për opinionin, praktikë të cilën VMRO-DPMNE e vazhdon edhe me udhëheqësin e re, e cila shumë pak praktikohet në politikën evropiane demokratike bashkëkohore në llogari të mbajtjes së konferencave për shtyp në të cilat gazetarët do të mund të parashtronin pyetje dhe të sqarojnë dilemat e mundshme dhe paqartësive, të cilat në këtë dalje janë me bollëk. Pikërisht për këtë një mënyrë e tillë e komunikimit me opinionin praktikohet shumë rrallë edhe atë me të drejtë për shkak të joefikasitetit dhe për atë se më tepër i paqartëson punën se sa që i bën më të qarta ato. Një mënyrë e tillë e adresimit të opinionit lë edhe dyshime se duan të ikin prej përgjegjësisë së fjalës së thënë, si dhe të ju iket sqarimit të tërësisht të dilemave dhe paqartësive. Për shembull, kah fundi i deklaratës, në të cilën Mickoski numëroi disa tregues afatshkurtër ekonomik për të cikët tha se janë drejtë uljes, të gjithë qeverinë e quajti “kriminale dhe jo të aftë” duke mos sqaruar mbi çfarë faktesh bën një kualifikim të atillë, nëse dihet se në dalje të tij nuk u fol për asnjë krim, dhe as që përmendi ndonjë kriminel. Ulja eventuale ekonomike për një periudhë të treguesve afatshkurtër makroekonomik dhe monetar nuk do të thotë kurrsesi krim, as paaftësi. Një pjesë e madhe e vendeve demokratike përballen me uljen ekonomike në periudha të caktuara të qeverisjes dhe kjo askujt nuk i ka shkuar ndërmend që t’i quaj kriminel ose të paaftë, për atë se arsyet për këtë mund të jenë edhe jashtë shtrirjes së qeverive, gjegjësisht që të jenë pasoja të ndryshimeve teknologjike shkatërruese, ose, lëvizjeve negative në ekonominë ndërkombëtare dhe të ngjashme. Por, edhe qeveria është fajtore për shkak të lëvizjeve jo të favorshme ekonomike për atë se nuk ka ndërmarr masa ose ka ndërmarr masa të gabuara ekonomike, dhe kjo nuk do të thotë se është kriminale. Se për çfarë ka menduar konkretisht Mickoski me këtë kualifikim nuk e kuptuam kurrë, ndërsa për arsye se nuk ka pasur gazetarë të cilët kanë mund ta pyesin se çfarë ka menduar konkretisht.

Që në fillim të deklaratës Mickoski i ngatërroi lëvizjet ekonomike në vend me gjendjen e çdo qytetari. Edhe sikur gjendja ekonomike në vend me të vërtetë të ishte e keqe, kjo nuk do të thotë se të gjithë qytetarët, gjegjësisht “secili prej tyre individualisht”, po ashtu  është në gjendje të vështirë ekonomike. Ulja eventuale e ekonomisë nuk do të thotë se secilit individualisht i dobësohet gjendja ekonomike. Kjo do të thotë se në planin e përgjithshëm, ekonomia ka shënuar rënie, por për sa përqind të qytetarëve ju ndikon për keq në periudhën paraprake, është krejtësisht diçka tjetër. Është e mundur që një numri më të vogël të qytetarëve  kjo ju ndikon për të keq, por edhe sikur një pjese të madhe të ju shkojnë njëjtë sikurse në periudhën e kaluar edhe në një situatë të këtillë përsëri ekonomia shënon rënie, por kjo nuk do të thotë se secilit qytetarë individualisht ju shkon keq. Mënyrë se si kjo është vërtetuar (lëvizja e pagave, të hyrave, papunësisë dhe të ngjashme) është krejtësisht tjetër dhe dallon prej treguesve të gjendjes ekonomike siç është lëvizja e prodhimit bruto-vendor. (PBV)

Me shumë gjasa spini më i madh i gjithë kësaj daljeje është pikërisht pretendimi se si argument dhe fakt për gjendjen ekonomike të dobët në vend në 3 çerekët e parë (gjegjësisht 9 muaj) të vitit të kaluar ( të dhëna për të gjithë 2017) ka qenë “rritje negative” (rënie) e PBV-së për 0,4 përqind. Por, Mickoski si duket se harroi se ato 9 muaj për të cilët flet, edhe 5, gjegjësisht për pjesën më të madhe të asaj periudhe, në qeveri pikërisht ka qenë partia e tij duke pasur parasysh atë se kryeministri aktual Zoran Zaev u votua si i tillë nga Parlamenti me 31 maj të vitit 2017. Ashtu që, nëse kërkohet një fajtor për gjendjet e PBV-së në 9 muaj e parë të vitit të kaluar, Mickoski do të duhej që të shohë më së pari në oborrin e vet para se të fillojë të shohë oborret e të tjerëve,

 PËRSE NUK FRYHET NDËRTIMTARRIA SI MË PARA

Manipulimet e tilla teknike më pas vazhdojnë edhe në raport me degët e posaçme të ndërmarrësish siç është ndërtimtaria dhe prodhimi industrial. Mickoski thotë se në ndërtimtari ka rënie prej 11 përqind. Është e saktë se në ndërtimtari ka rëni prej 522 milion euro në 9 muaj e parë prej vitit 2016 krahasuar me të njëjtën periudhë kur arriti shumën prej 464 milion euro (Prodhimi bruto-vendor sipas metodave prodhuese, sipas KNV Rev., pas tremujorëve), por kjo fillojë të ndodh kur në qeveri akoma ishte VMRO-DPMNE. Gjegjësisht, siç mund të shihet prej tabelës më poshtë të Entit Shtetëror për Statistika, ndërtimtari më së keqi ka kaluar në çerekun e dytë prej ku tre muaj në dy qeveri ka qenë pikërisht VMRO-DPMNE. Untitled-gradeznistvo-dzsAnash kësaj, arsyet për këtë rënie në ndërtimtari janë më të thella. Më saktë. ndërtimtari në vend mori një ritëm me projektin Shkupi 2014, në të cilën qeveria vazhdimisht ndërtoi objekte joproduktive vetëm për atë se e rriti PBV-në dhe mund të lavdërohet me rritjen e tij dhe për shkak të rritjes, por edhe për shkak të ekspansionit ndërtues të pakontrolluar dhe banesat individuale dhe te objektet infrastrukturore në periudhën e fundit (rrugë, për shembull). Por, problemi qëndron në atë se objektet ndërtuese të Shkupit 2014 janë ndërtuar në kartën kreditore, gjegjësisht me huamarrje, ndërsa kjo qeveri aktuale nuk ka për qëllim të bëj këtë. Shumë lehtë edhe kjo qeveri mund të mendojë projekt Maqedonia 2018, për shembull, edhe të vazhdojë që të ndërtojë objekte joproduktive, të pamenduara dhe jokualitative të cilat përmbyten edhe gjatë rritjes më të vogël të nivelit të ujit në lumin më të afërt dhe që të rrit ndërtimtarinë, po ashtu, me kredit, siç e ka bërë këtë qeveria e kaluar. Edhe me këtë edhe PBV-ja ka qenë ngushtë i lidhur me rritjen në ndërtimtari. Më saktë, sa më shumë para qeveria do të investonte në ndërtimtari, as më shumë është e lidhur kjo me PBV-në. Në këtë mënyrë, kuptohet se, borxhi publik do të vazhdojë që të rritet, si dhe pagesat vjetore të cilat do të duhet ti paguajmë për kamata, dhe të cilat tashmë afrohen deri të shuma prej 150 milion euro në vit. Dhe kështu do të kishim edhe më shumë borxh dhe më shumë goditje ekonomike në të ardhmen. Dhe kur bëhet fjalë, për ekspansion të pakontrolluar në sektorin privat, ai nuk mund të zgjas deri në pafundësi edhe për më shumë kohë, pasi që kërkesa e banesave në vend filloi të ulet për shkak të lartësisë, numri i banesave të pa shitura dhe të reja dhe të shfrytëzuara filloi të rritet, ndërsa çmimet për metër katrorë të ulen. Politika e VMRO-DPMNE-së në ndërtimtari me dhënien e pakontrolluar të lejeve për ndërtim, hapja e mundësive për ndërtim të ndërtesave gjithkund, privatizimi i vendit për 1 euro dhe të ngjashme, solli deri të ndërtimi i përshpejtuar e një numri të madh të banesave, më shumë se nevojave reale, por edhe zhvillimi i mafisë urbane dhe larja e parave (siç pretendonte edhe ish prokurori publik Marko Zvërlevski), të cila janë më të shpeshta në degën e ekonomisë. Ashtu që, jo çdo rritje është e mire, veçanërisht jo kur kërkohet me çdo kusht, për nevoja politike ditore, vetëm që të rritet PBV-ja para votuesve dhe duke mos menduar në pasoja afatgjate.

Kur bëhet fjalë, për prodhim industrial, Mickoski thotë se “prodhimi industrial lëviz diku nën zero për 4 përqind”, gjegjësisht është tërësisht e paqartë se çfarë ka dashur të thotë. Nëse prodhimi industrial është nën zero ose rreth 4 përqind? Për cilën periudhë? Është tërësisht e paqartë. Nëse në këtë deklarate do të ishin thirrur edhe gazetarë, ashtu që ato të mund të bëjnë pyetje për atë se për çfarë konkretisht bëhet fjalë dhe kjo paqartësi të sqarohet. Por, duket pasur parasysh se gazetarët nuk ishin të pranishëm, kjo mbeti e pasqaruar dhe nuk e dimë se çfarë me saktësi ka dashur të thotë Mickoski. Ja se si, në të vërtetë, duket indeksi i prodhimit industrial (në raport me mesataren e vitit 2010 – indeksi: 100) dhe në to nuk mund të vërehet diçka tragjike: UntitledNë raport me investimet e huaja, Mickoski u shpreh si në vazhdim:

Do të jemi të lumtur nëse vitin 2017 e përfundojmë me 100 milion euro investimeve të drejtpërdrejta të huaja, krahasuar me rastin në fund të vitit 2016. 100 milion euro më pak investime të huaja, krahasuar me vitin 2016. 

Për fat të keq, gjendja është edhe më e keqe. Nuk ka shanse që niveli i vitit të kaluar i investimeve të huaja të jetë më i ulët prej vitit 2016 vetëm për 100 milion euro. Në vitin 2016 investimet e përgjithshme të huaja arritën vlerën e 228 milion euro, ndërsa në 11 muaj e parë të vitit të kaluar ato kanë arritur vlerën prej 46 milion euro. Kur Mickoski mendon se kjo gropë prej 192 milion eurosh mund të mbushet për 1 muaj, dhjetor, për të cilin akoma nuk ka të dhëna, të rënies në vitin 2017 në raport me vitin 2016 vetëm për 100 milion euro, nuk është e qartë. Në 7 vitet e fundit asnjëherë nuk ka pasur muaj në të cilin kanë arritur aq shumë investitorë. As përafërsisht. Tabela e BKRM-së tregon se vetëm në mars të vitit 2011 ka pasur nivel të investimeve të huaja prej 112 milion eurosh, ndërsa të gjithë muajt e tjerë në këtë periudhë kanë qenë nën 100 milion euro. Ashtu që, kjo mbetet e paqartë sesi Mickoski mendon se ka qenë e mundur që vitin ta përfundojmë me rënie prej 100 milion eurosh kur mes tjerash ka qenë më i madh.

Arsyeja më e madhe për nivelin e ulët të investimeve të huaja në vitin e kaluar është krizë politike. Në vend me jostabilitetin politik dhe gjykatën të cilën e kemi, nuk mund të të garantohet mbrojtja ligjore, rëndë se mund të pritet nivel më i lartë i investimeve të huaja. Në asnjë rast qeveria nuk mund të jetë fajtore për këtë. Drejtori i ri i Agjencisë për investime të huaja është emëruar në 28 gusht, që do të thotë se deri atëherë, në 8 muaj e parë të vitit, me të ka menaxhuar kuadër i qeverisë së mëparshme, ndërsa konkursi i ri për zgjedhjen e drejtorit dhe zëvendës drejtorit ka përfunduar me 15 shkurt të këtij viti. Numrat për vitin 2017 tregojnë se më shumë para janë shpenzuar përmes të ashtuquajturës investim kthyes i kompanive maqedonase me kapital të huaj, pasi që investitorët e huaj ndaj kompanive të tyre në Maqedoni, kanë pasur derdhje të fondeve gjatë investimeve të cilët horizontalisht lidhen me ndërmarrjen, ku përgjithësisht në vitet e kaluara një lëvizje e tillë e mjeteve ka qenë zero ose shumë pak pozitive, që do të thotë se e gjithë kjo është rezultat i krizës politike dhe jo stabilitetit të cilin e sjell.

“VARFËRIA”, NJERËZ,”VARFËRIA”

Në raport me rezervat valutore, Mickoski thotë se në fund të vitit 2017 janë zvogëluar për 266 milion euro në raport me ato të fundit të vitit 2016. Kjo është e saktë. Ato në fund të vitit 2016 arritën vlerën prej 2,612 miliard euro, ndërsa në fund të vitit 2017 – 2,336 miliard euro. Mirë por, kjo rënie është pjesë e lëvizjeve të vazhdueshme të rezervave valutore. Për shembull, në vitin 2016, kur VMRO-DPMNE ishte në qeveri, ato në fund të qershorit të atij viti ranë në 2,158 miliard euro. Një rënie të atillë nuk ka pasur në asnjë muaj të vitit 2017. Për më tepër, në fund të muajit të kaluar, janar 2018, ato kanë arritur vlerën 2,557 miliard euro. Por, çështja është se sa ke qenë kjo që të mund të shkruhet qeverisë aktuale. Më saktë, “Banka Popullore është person juridik me pavarësi administrative, financiare dhe manaxhuese”, siç thuhet në paragrafin 2 të nenin 3 prej Ligjit për Banën Popullore , ajo ” ka autorizime për arritjen e qëllimeve dhe për kryerjen e detyrave të përcaktuara me këtë ligj” (neni 5) edhe më shumë “) Banka Popullore, anëtarët e Këshillit të Bankës Popullore dhe të punësuarit në Bankën Popullore nuk guxojnë të pranojnë dhe të kërkojnë instruksione nga organet e pushtetit shtetëror, organet e komunave, organet e qytetit të Shkupit dhe nga cilët do persona tjerë fizike dhe/ose juridikë” (njëjtë neni 5).  Ndërsa kur bëhet fjalë për rezervat valutore, një pjesë e tyre, e cila nuk është e transferuar në në Bankat Evropiane Qendrore ” i përbën rezervat valutore të Republikës së Maqedonisë të cilat i ruan dhe me to menaxhon Banka Popullore” (neni 104). Dhe këtë e bën në “në pajtim me politikat personale, duke i respektuar parimet e sigurisë, likuiditetit dhe profitit gjatë depozitimit” (neni 104). Çka do të thotë e gjithë kjo? Shumë thjeshtë. Qeveria aktuale nuk ka kompetenca edhe aq më tepër nuk mund dhe nuk duhet të ndërhyjë në punën e Bankës Popullore. Dhe tani këtu menjëherë parashtrohet pyetja: Si Mickoskit ia hedh fajin për rënie eventual të rezervave valutore qeverisë aktuale, nëse nuk është kompetente, gjegjësisht e ka të ndaluar me ligj të të ndërhyjë në punës së BKRM-së?

Një spin i madh është lidhja e “rënies” së rezervave valutore, për të cilat pamë, se në të vërtetë, paraqesin fluks normal të mjeteve te rezervat valutore, me varfërimin e qytetarëve. Nëse rezervat valutore bien 11 përqind (siç është rasti) ose të njëjtat rriten për at kjo nuk ka të bëj me varfërimin e qytetarëve. Por Mickoskie thotë pikërisht këtë – se se rezervat valutore kanë rënë 11 përqind i kanë varfëruar qytetarët për 11 përqind. Gjë që, kuptohet se nuk ka të bëj me tjetrën. Pasuria e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë nuk përbëhet vetëm dhe prej rezervave valutore, që të mund të thuhet se nëse ato bien për ndonjë përqind, për një përqindje të njëjtë janë varfëruar edhe qytetarët e vendit. Do të ishte mirë se ky të ishte spini i vetëm në video-deklaratën e Mickoskit. Për fat të keq, ajo është e mbushur me spine dhe kjo është arsyeja e vetme që e gjithë videoja të vlerësohet si e tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button