Hashim Thaçi: Do t’i kryejmë obligimet për në BE në afat rekord

Kryeministri Hashim Thaçi, priti sot ministrin e Mbretërisë së Danimarkës për Çështje Evropiane, Nicolai Wammen me të cilin bisedoi procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, dhe për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

Kryeministri Thaçi u shpreh i bindur se nga ana e saj, Qeveria e Republikës së Kosovës do të plotësojë të gjitha detyrat dhe obligimet e saj në afat rekord, në mënyrë që afrimi me Bashkimin Evropian të bëhet sa më real.

“Qeveria e Kosovës do të angazhohet me të gjitha kapacitetet e saj në plotësimin e pyetësorit për Studimin e Fizibilitetit, dhe kërkoi nga Bashkimi Evropian që Kosova të trajtohet si edhe vendet tjera”, është shprehur Thaçi.

Ai ka theksuar se integrimi evropian është prioriteti kryesor i Qeverisë së Kosovës dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës janë duke treguar një përkushtim të madh në angazhimet e tyre për të ecur drejt integrimit të Kosovës në strukturat evropiane.

Ministri Wammen, vendi i të cilit kryesor presidencën e BE-së, theksoi se nuk ka asnjë dyshim që e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian. Në procesin e integrimit Kosova duhet të vazhdojë me reformat e nisura dhe arritjen e standardeve të një shoqërie demokratike dhe të zhvilluar./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button