Spasovski: Nëse ka incizime nga incidenti te QT Mavrovasja, të dërgohen në MPB

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski u bëri thirrje dëshmitarëve të incidentit në QT Mavrovasja, ku një police u sulmua verbalisht derisa i ka kryer detyrat e saj në udhëkryqin mes buleverdit “Goce Dellçev” dhe rrugës “Filipi i Dytë” në Shkup, si dhe të gjithë të cilët kanë incizime, që t’i dërgojnë deri te MPB-ja që të mund të procesuohen deri të Prokuroria publike.

“Incizimet të cilat i ka nga kamerat, të cilat janë të Qytetit të Shkupit  veçmë po përpunohen dhe do të dorëzohen, ndërsa nëse ka incizime të reja të dërgohen në MPB që të dokumentohet rasti dhe të ndriçohet deri në fund. Me përgjegjësi them se ajo që u kumtua dje, u dokumentua dhe dërgua deri te PP dhe MPB-ja i qëndron në dispozicion që ta ndriçojmë rastin, nëse kemi materiale dhe dëshmi të reja. Kjo do të jetë mirë edhe për veprimin e policëve në të ardhmen”, tha Spasovski në përgjigjen pas promovimit të kandidatëve të rinj për nëpunës policorë në Qendrën për stërvitje në Idrizovë.

Ai dënoi çfarëdo akti të dhunës mbi qytetarë ose mbi policë të cilët e kryejnë detyrën zyrtare dhe dërgoi apel deri te qytetarët që t’i respektojnë policët, ndërsa policët të kenë qasje joselektive ndaj secilit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button