Thjerrëzat në tavë do ta zëvendësojnë fasulen këtë sezon!

Thjerrëza e pjekur – thjerrëza është gjellë e cila përgatitet si fasulja apo fasulja në tavë.

Përbërësit:

– 400 g thjerrëza,
– 150 g djathë të fortë të deleve,
– 2 qepë,
– 2 presh,
– 2 speca,
– 200 g ajvar,
– vaj,
– piper kokrra.

Përgatitja:

Thjerrëzat e lara qitni në ujë të ftohtë dhe lini gjatë natës që të bymehen.

Të nesërmen ujin ndërrojani dhe zieni në temperaturë të ulët, me pak kripë, derisa kokrrat të zbuten, pastaj kulloni dhe lini të thahen.

Në vajin e nxehur fërgojeni qepën e grirë imët dhe preshin e prerë në rrathë, kur të bëhen “të ëmbël” shtoni specin e pastruar dhe të prerë në rrathë.

Zieni në temperaturë mesatare 10 – 15 minuta, përzieni thjerrëzat e kulluara dhe në fund shtoni djathin e thërrmuar trashë dhe ajvarin.

Sipas nevojës, qitni shumë pak ujë në të cilin është zier thjerra dhe sipas shijes qitni piper.

Enën e dheut apo enën rezistuese ndaj zjarrit lyeni me vaj, qitni përbërjen e përgatitur dhe piqeni pak në furrë të nxehur mirë që të krijohet korja e hollë.

Thjerrëzën e pjekur shërbejeni të ngrohtë, zbukurojeni sipas dëshirës.

Gjithmonë mund të shtoni suxhuk të tymosur mirë.

Ju bëftë mirë – transmeton Telegrafi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP