Vidal drejt Premierligës

Mesfushori i Bayern Munich, Arturo Vidal, shihet si një nga lojtarët që mund të transferohet tek Manchester United nga Jose Mourinho.

Mourinho është duke kërkuar një mesfushor, pasi Michael Carrick pritet të pensionohet, ndërsa Marouane Fellaini mund të largohet, me kontratën që i skadon në fund të këtij edicioni, tranmeton Klan Kosova.

Vidal mund të largohet nga Allianz Arena, pasi Bayern tashmë ka siguruar transferimin e Leon Goretzka, dhe Mourinho mendon se kiliani do të ishte ideal për mënyrën e lojës së Djajve të Kuq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button