Junker: BE-ja tenton të shmang përforcim të rolit të SHBA-së dhe të Rusisë në Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Evropian tenton të shmang përforcim të rolit të SHBA-së dhe të Rusisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, deklaroi kryetari i Komisionit Evropian, Zhan-Klod Junker, në një intervistë për televizionin “Euronjuz”.

“Kur bëhet fjalë për inkuadrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për zgjerimin, SHBA-ja nuk ka të drejtë të votës, vendimet janë të Bashkimit  Evropian, e jo të SHBA-së. Ne i respektojmë dhe e përshëndesim kontributin e tyre, por nuk do të doja që SHBA-ja të luajë rol të madh në proces, dhe përfundimisht kjo të çojë deri në rritje të rolit të Rusisë”, tha Junker.

Ai, gjithashtu, tha se nuk e detyrojnë Serbinë për të bërë zgjedhjen midis Rusisë dhe BE-së, duke theksuar se serbët duhet të kenë marrëdhënie normale me Moskën dhe të mbajnë marrëdhënie të mira me Evropën. Sipas fjalëve të Junkerit, procesi i integrimit evropian “nuk është kundër askujt”.

Junker refuzoi të përgjigjet nëse është e arsyeshme kërkesa e Greqisë që Maqedonia ta ndërrojë Kushtetutën

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button