Greqia drejt luftës civile

Greqia, nëse nuk pajtohet të çojë deri në fund obligimet e imponuara nga ana e Bashkimit Evropian (BE) në këmbim të pakosë së ndihmave në vlerë prej 130 miliardë euro, do të detyrohet ta braktisë eurozonën, paralajmëroi sot kancelarja gjermane Angela Merkel.

Gjithnjë e më të zëshme janë supozimet se Greqia me të vërtetë do të mund ta lëshojë eurozonën nëse situata në vend drastikisht ndryshon. Greqia do të shpallë zgjedhje të reja parlamentare pasi nuk u arrit marrëveshje për formimin e Qeverisë së re, 9 ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në të cilat nuk kishte fitues absolut, me çka thellohet kriza politike në vend

Presidenti i vendit Karolos Papulas ka vetëm edhe një opsion, e ai është themelimi i Qeverisë teknokrate, por sipas disponimit të liderëve partiakë, edhe ky opsion është vështirë i realizueshëm.

Ministri grek i Policisë në largim Mihalis Krisohodis pohon se nëse Greqia përjashtohet nga eurozona, do të gjendet në prag të luftës civile.

“Nëse Greqia nuk arrin t’i përmbush obligimet e saj dhe t’i paguajë borxhet, situata do të bëhet e padurueshme. Do të mbizotërojnë bandat e armatosuara me kallashnjikov, ndërsa do të fitojë ai që ka më shumë armë”, deklaroi Krisohoidis për radiostacionin lokal. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button