Formula matematikore për jetëgjatësinë e lidhjes së dashurisë

Një studim për jetëgjatësinë e lidhjeve, i cili i kishte përfshirë 2.000 persona, e zbuloi formulën për jetëgjatësinë e një lidhje dashurie.

Matematikisht, formula është kështu: L = 8 + 5У – 2P + 9Hm +3Mf + G – 3g – 5 х (Sm-Sf) х 2 + I + 1,5 х C.

“L” e paraqet kohëzgjatjen e lidhjes (në vite); “Y” – kohën që nga njohja, para se të fillojë lidhja; “P” është numri i partnerëve që i keni pasur; “Hm” – rëndësinë që mashkulli ia jep lidhjes; “Mf” – rëndësinë që gruaja ia jep lidhjes; “G” – rëndësinë që dy partnerët ia japin humorit; “g” – rëndësinë që partnerët ia japin dukjes së jashtme; “S” – parametri për rëndësinë e seksit; “I” – vlerësimi i dy partnerëve për prindërit; “C” – parametri për rëndësinë e fëmijëve.

Më pas, secila prej variablave vlerësohet prej 1 deri në 5, me ç’rast 1 është më pak e rëndësishme ndërsa 5 është më e rëndësishme.

Nëse jeni të matur në përgjigje, shembull nota mesatare është – tre, lidhja do t’ju zgjasë 22,1 vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button