Komiteti i Helsinkit: Asani duhet të hetohet për sulm mbi personin zyrtar

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë vlerëson se është realizuar vepra penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë zbatimit të punëve të sigurisë” në pajtim me deklaratën e polices, se ajo është sulmuar verbalisht derisa e ka kryer detyrën e saj me kontrollin e automjeteve të parkuara në mënyrë të padrejtë mes të cilave ka qenë edhe automjeti i sulmuesit, Bekir Asani, funksionar i BDI-së.

“Në asnjë rast nuk mundet vetëm sulmi fizik të konsiderohet për përmbushje të veprës, sepse vetë dispozita nga Kodi Penal konfirmon se për sulm konsiderohet edhe kërcënimi, torturimi dhe padrejtësia. Parashtrohet pyetja pse MPB-ja nuk ka parashtruar padi penale kundër Asanit për veprën penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë” nga neni 383 i Kodit penal, duke e pasur parasysh se është përmbushur kjo  vepër penale”, thuhet në kumtesën e Komitetit të Helsinkit.

Nga Komiteti i theksojnë se sulmimi i polices dhe trajtimi në këtë rast tërheq edhe çështje për ballafaqim me rastet kur bëhet fjalë për gra pjesëtare të policisë dhe tërheq të paktën dyshimet për mbrojtjen e cila u jepet policeve.

Për këto çështje Komiteti i Helsinkit do të drejtohet me shkrim edhe në MPB dhe Sektorin për Kontroll të Brendshëm.

Policja që u sulmua nga Bekir Asani tregon detaje për ngjarjen: Rasti është i incizuar

Ministri Spasovski takoi policen që e sulmoi dje Bekir Asani: ja si ndodhi rasti (FOTO)

Bekir Asani i BDI-së e ka sulmuar një police, pasi merimanga ka dashur t’ia marrë veturën

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button