Analistët-Me Gruevskin pritjet për anëtarësim në NATO mbesin përalla

Rezultatet e anketës se re të zhvilluar nga Qendra për hulumtime dhe analiza, rreth numrit të madh të qytetarëve që nuk janë optimist se Maqedonia  mund të bëhet anëtare e NATO-s gjatë Samitit të Çikagos nuk habisin aspak ekspertët në vend. 

Disponimi për anëtarësim në NATO ka filluar të bie te qytetarët sidomos te ata maqedonas menjëherë pas Samitit të Bukureshtit, pas këtij momenti ka qenë vështirë të mbahet kondicioni institucional për anëtarësim në NATO.

Sipas tij fajtor kryesor për këtë gjendje është qeveria e kryeministrit Gruevski e cila nuk e ka kuptuar ose është bërë se nuk e eka kuptuar se pa arritjen e një kompromisi me Greqinë për çështjen e emrit, nuk ka rrugë tjetër që mund të anëtarësoj Maqedoninë në NATO, thotë për Portalb, nënkryetari i Këshillit euroatlantik në Maqedoni, Ismet Ramadani. 

‘Të  gjitha përkrahjet e administratës amerikane, të shteteve të NATO-s  të gjendet një kompromis janë keqkuptuar dhe interpretuar  në  forma si ka dashur qeveria respektivisht kryeministri . Prognozat janë më se reale se në Çikago nuk do të ndodh marrja e ftesës ose anëtarësimi i Maqedonisë, por do të ndodh një porosi shumë e qartë se Maqedonia dhe Greqia duhet të zgjedhin problemin e emrit përndryshe anëtarësim në NATO nuk ka , kjo do të ndikoj në disponimin e qytetarëve  dhe do te fillon një presion publik dhe medial ndaj qeverisë se nuk gjeti formë  dhe menyrë që Maqedoninë ta anëtarësoj në NATO’, thotë Ramadani.

Ramadani nuk beson se pas Samitit të NATOs në Çikago do të ketë zgjedhje të parakohshme, por propozon që në vend të tyre të krijohet një koalicion i gjërë qeveritar me apo pa VMRO-DPMNE-në, me qëllim që partitë relevante ta zgjidhin çështjen e emrit,  të anëtarësohet Maqedonia në NATO dhe më 2013-tën, krahas zgjedhjeve lokale të zhvillohen edhe ato parlamentare.

‘E para që do të ndodhë është do të jetë kërkese për qeveri tjetër, një kombinim tjetër që është më shpresëdhënëse për zgjedhjen e emrit dhe anëtarësimin në NATO dhe BE,  unë nuk pres se do të ketë zgjedhje të reja, sepse VMRO-DPMNE me paraqitjet nacional-populiste mund të jetë fitimtare prap në zgjedhje  dhe asgjë e mirë nuk do të ndodh sa i përket anëtarësimit në NATO të Maqedonisë’ deklaroi Ramadani.

Për ish ambasadorin e Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin nuk ka pritje se  Maqedoniamund të anëtarësohet në NATO në Samitin e Çikagos për shkak të çështjes së hapur me Greqinë për emrin, që është shumë mirë e njohur, ajo që duhet theksuar sipas është se qeveria vazhdimisht thekson dhe përsëritë se Maqedonia deri tani ka kryer të gjitha obligimet dhe se është Greqia e vetmja barrikadë deri në NATO.

‘Por esenca është shumë e qartë, po Maqedonia ka bërë shumë, në NATO janë pranuar shtete edhe me cilësi dhe kapacitete shumë më të vogla, por për fat të keq për shkak të votimit konsensual, është e qartë se Maqedonia nuk mund të marrë ftesë pa arritur këtë kompromis, dhe ky është kushti  i vetëm’, deklaroi për Portalb, Ruzhin.

‘Qeveria sillet sikur koha punon në favor të Maqedonisë, por nuk është kështu. Që nga përfundimi i Samitit të NATO-s në Bukuresht, dhe pas asaj thirrje publike të presidentit amerikan Xhorxh Bush që të gjendet zgjidhje deri sa është në mandat, qeveria kuptoi rrezikun politik që i kanosej pas pranimit të një kompromisi, dhe nderoi komplet politikën e saj duke e paraqitur në publik idenë se nuk na duhet as NATO dhe as BE, nëse ndërrohet emri, biles shkoi deri aty që lidhi këtë çështje me identitetin e kombit’ thotë ish ambasadori Ruzhin.

Ai nuk beson se mund të ketë zgjedhje të parakohshme, sipas tij,  disponimi i VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së është që të vazhdohet kështu, në pyetje janë me 10 mijëra anëtarë partie që kanë në administratë, me humbjen e zgjedhjeve , dy partitë do të pësonin dëme të mëdha, thotë Ruzhin.

‘Sido që të jetë mendoj se për zgjedhje të parakohshme mund të flasim vetëm pas atyre lokale në vitin 2013-të, dhe vetëm nëse shihet disponim tjetër te votuesit.Kështu si jemi, pa masë kritike, me popull që nuk reagon ndaj gjendjes së vetë të vështirë nuk mund të presim ndryshime’ përfundon Ruzhin.

Sipas një ankete të publikuar nga Qendra për hulumtim dhe analizë, vetëm 26.14 për qind e qytetarëve besojnë se Maqedonia mund të pranohet në NATO gjatë Samitit të Çikagos. Në një situatë të këtillë plot 51.58 për qind e të anketuarve u përgjigjën se zgjedhjet e parakohshme janë domosdoshmëri, ndërsa pro anëtarësimit të vendit në aleancë janë prononcuar 70.37, shifër kjo më e ulët për 22 për qind, në krahasim me 3 vjet më parë./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button