Rreth tridhjetë persona u vranë gjatë sulmit në Shtatmadhorinë dhe Ambasadën e Francës në Burkina Faso

Rreth tridhjetë persona e kanë humbur jetën në sulmet e sotme mbi Shtatmadhorinë e Armatës dhe mbi Ambasadën e Francës në Uagadugu, kryeqytet i Burkina Fasos, njofton AFP duke iu referuar burimeve nga forcat e sigurisë.

Njëzet e tetë persona e kanë humbur jetën në sulmin mbi Shtatmadhorinë. Pjesa më e madhe e viktimave janë ushtarë, por ka edhe civilë. Dy policë janë vrarë në sulmin mbi Ambasadën franceze.

Një burim qeveritar ka deklaruar se janë vrarë nëntë terroristë, prej të cilëve pesë në sulmin mbi SHM-në.

Situata në Ambasadën e Francës është nën kontroll, njoftoi një burim diplomatik në Paris.

Autoritetet në Burkina Faso konsiderojnë se sulmin e kanë kryer islamistë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button