Zaev: Qeveria përkohësisht do ta ndërmarrë menaxhimin e mbeturinave nga komunat

Qeveria përkohësisht ta ndërmarrë nga komunat menaxhimin e mbeturinave të ngurta, ka propozuar kryeministri Zoran Zaev sonte në takimin me kryetarët e komunave në vend.

“Përmes vendimeve të mundësuara ligjore të cilat duhet të sillen nga këshillat komunal përkohësisht do të bartet kompetenca e pushtetit qendror për veprim të unifikuar, të organizuar në pjesën e deponimit të mbeturinave, ndërkaq sapo të realizohet kjo sërish do t’u lihet komunave”, tha Zaev.

Qeveria përkohësisht do ta ndërmarrë menaxhimin e mbeturinave nga komunat (PLT)

Siç tha, nuk ka zhvendosje nël sferën për përballje me mbeturinat, sferë e cila kërkon angazhim serioz për rezultate në mjedisin jetësor dhe shëdnetin e qytetarëve.

“Pamë se sa është i rëndësishëm ajri dhe reagimet dhe sensibilizimi i qytetarëve, pamë kur digjej deponia në Strugë, më herët në Tetovë sa janë qytetarët të ndjeshëm ndaj këtyre çështjeve, por edhe të gjithë së bashku e dimë se në çdo komunë, në çdo qytet, në çdo fshat nga cila do rrugë të dilni jashtë do të shihni se ka deponi ilegale”, theksoi kryeministrit.

Pas thënieve të ekspertëve juridikë, siç potencoi, u dakorduan se nevojiten zgjidhje fleksibile dhe të shpejta të cilat do të japin rezultat.

“Mënyra e organizimit të mbeturinave është aktivitet ekonomik serioz i cili merr pjesë në BPV e vendit. Nëse jemi të mençur do të krijojmë vlera shtesë në Maqedoni”, tha Zaev.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov gjithashtu vlerësoi se sistemi aktual për menaxhim me mbeturina të ngurta është substandard dhe joefikas.

“Duhet që ta shqyrtojmë propozimin e Qeverisë dhe ministrisë kompetente i cili ka të bëjë me vendosjen e sistemit rajonal, gjegjësisht vendosjen e deponive rajonale dhe ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme në përputhje me planin të cilin e ka vendi në pjesën me menaxhimin me mbeturina”, tha Shilegov.

Siç potencoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki komunat fillimisht duhet të sjellin vendim për të deleguar të drejtën për zbatim dhe realizim të deponive rajonale të pushtetit qendror dhe lokacioneve ku do të ndërtohen këto deponi të cilat janë identifikuar me studimet e fizibilitetit që të pranohen nga komunat.

“Në asnjë moment nuk bëhet fjalë për marrje të kompetencave dhe autorizimeve nga komunat, por për inkuadrim të pushtetit qendror së bashku me pishtetin lokal për ta zgjidhur këtë problem shumëvjeçar, tha Duraki.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button