Kohë të vështira për femrat në sport. Pas F1, nuk i do as çiklizmi

Pasi Formula 1 hoqi femrat që mbanin çadrat nëpër pista, të njëjtën rrugë po mendon të ndjekë edhe çiklizmi.

 Turi i Francës kërkon që t’i japë fund traditës së ceremonisë pas përfundimit të garës, ku çiklistit fitues i dorëzonin lule dy femra dhe e puthnin në faqe, transmeton Top Channel. 

“Turi është i ndërgjegjshëm për ndjeshmërinë e argumentit mbi imazhin femëror. Por, ende nuk është marrë vendimi përfundimtar”, tha një zëdhënës i Turit të Francës.

Por, mediat franceze kanë publikuar se pritet vetëm zyrtarizimi i pushimit nga puna të modeleve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button