Gabimet që bëjnë femrat me grimin

Nga dëshira për t’u dukur sa më të bukura dhe sa më të përsosura në dukjen e tyre, jo rrallë femrat gabojnë mënyrën se si e vendosin grimin.

Për t’ju ndihmuar që t’i përmirësoni këto gabime, natyrisht se këto probleme ndodhin pa vetëdijen e tyre. Kështu, në ndihmë dalin ekspertë të njohur.

Ngjyra e gabuar e pudrës
Pudra nuk do të duhej që ta errësonte lëkurën tuaj dhe ta bëjë thuajse ka humbur shkëlqimin, prandaj mu për këtë arsye këtu duhet të përdorni bronzuesit sepse në fakt ky edhe është roli i bronzuesve. Detyra e pudrës natyrisht se është të mbulojë mangësitë në fytyrën tuaj dhe ta baraspeshojë tenin, prandaj do të duhej ta zgjidhnit pudrën që më së miri i përgjigjet tenit të fytyrës tuaj, ngase në këtë mënyrë as që do të vërehet fare se e keni e efekti do të jetë i dukshëm, lëkura juaj do të duket krejt natyrale.

Vendosja e grimit pa bazë
Mos harroni, grimi ekskluzivisht vendoset në fytyrën të cilën paraprakisht e keni “ushqyer” me krem, ngase pa këtë bazë lëkura juaj do të duket e lodhur, e rrudhat e imëta do të dalin edhe më shumë në pah, pra i gjithë ky efekt negativ nëse grimin e vendosni në mënyrë të drejtpërdrejtë në fytyrë.

Hija e kaltër në sy
Hijet në nuanca të kaltra duket mjaft atraktive, por iu shkon për shtati vetëm një numri të vogël të femrave. Nga ana tjetër, nuancat bezhë, pastaj ajo e bardha nuk janë edhe aq të forta sa edhe e kaltra, por sytë e kaltër i bëjnë të theksohen edhe më tepër.

Theksimi i tepërt i buzëve
Tashmë thuajse jemi bindur se buzët e plota nuk i shkojnë për shtati secilës, prandaj gjatë grimit përcilleni linjën e tyre. Nëse dilni jashtë linjave tuaja, atëherë dukjen natyrale do ta rrënoni e me atë rast edhe bukurinë tuaj.

Vetullat e holla
Nga dëshira për të krijuar një dukje sa më të këndshme dhe sa më të lezetshme, nganjëherë ngecni në shkuljen e vetullave. Nëse ato janë tepër të holla, atëherë fytyra juaj do të duket e vrazhdë dhe e ftohtë. Gjithmonë tentoni që të përcillni dukjen natyrale të vetullave e shumë me rëndësi është nëse i shkulni ngadalë dhe keni durim, ngase edhe ky është një lloj arti në vete./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button