Nga një banesë në Shkup janë vjedhur aksesorë ari dhe orë dore

Një person i panjohur mbrëmë ka kryer vjedhje të rëndë në banesën e L.J.(62) nga Shkupi me çka ka marrë sasi të madhe të aksesorëve të arit, dy orë dore të femrave Kasio dhe disa komplete të aksesorëve Svarovski, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

MPB-ja informon se autori i veprës ka përfituar në mënyrë të paligjshme një pasuri me vlerë prej 947.000 denarëve.  Ai duke përdorur një mjet special e ka hapur derën e hyrjes dhe ka hyrë në banesë.

Po ndërmerren masa për gjetjen e autorit të veprës dhe zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button