Todorov: 400 punësime të reja në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov informoi se nesër do të shpallet konkursi për punësimin 200 punonjësve të ri shëndetësorë në Entet shëndetësore publike. Nga vendet e hapura të punës 60 për qind do të jenë për doktorë, ndërsa 40 për motra medicinale.

Konkursi do të zgjasë 5 ditë dhe më pas vijon testimi dhe selektimi i kandidatëve.

“Qeveria në mbledhjen e fundit mori vendim për sigurimin e 200 marrëveshjeve për punësimin e punonjësve shëndetësor në entet shëndetësore publike në Republikën e Maqedonisë. Pas katër muajve, do të del dhe konkrusi i dytë për 200 punësimet e tjera.  Në këtë mënyrë për më pak se 6 muaj do të duhet të realizohen 400 marrëveshjeve për punësimin e punonjësve shëndetësor”, tha Todorov. 

Për këto 400 punësime të reja  siç është parashikuar me ligjin e ri për mbrojtje shëndetësore Todorov bëri me dije se do të ketë kritere të cilat për herë të parë do të zbatohen gjatë punësimit të punonjësve dhe ato janë: mesataren që e kanë punonjësve shëndetësorë dhe sjell 40 pikë, kriteri i dytë i cili sjell 60 pikë është ndarë në nënkritere: dhënia e provimit profesional që sjell 40 pikë dhe njohjen e një nga gjuhët anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht.

Ai shtoi se në këtë mënyrë do të punësohen ata që janë më kompetentë më të aftë dhe me njohuri më të mirë. Gjithashtu u bëri thirrje të gjithëve që ndihen kompetentë, që besojnë në njohuritë e tyre të konkurrojnë për 200 punësimet të cilat do të shpallen nesër, si dhe për 200 punësimet që do të shpallen pas 4 muajve.

Punësimet do të realizohen në më shumë qytete në territorin e Republikës së Maqedonisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button