Policja që u sulmua nga Bekir Asani tregon detaje për ngjarjen: Rasti është i incizuar

Policja e sulmuar nga funksionari i BDI-së, Bekir Asani, Jasmina Janaçkovska, sqaron incidentin se si ka ndodhur, pasi që në opinion dje u njoftua se është sulmuar fizikisht, ndërkaq sot përpara ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovksi, ka thënë se sulmi ka qenë verbal, ndërkaq vet është lënduar në makinën për transportimin e veturave të ashtuquajtur “Merimangë”, njofton Portalb.mk.

“Ekziston video-dokumentim nga kamerat vëzhguese, shihet tërë rasti. Nuk mundem ta gënjej ministrin e Punëve të Brendshme pasi që atëherë do të kisha përgjegjësi penale. Sjellja e personit ishte shumë vulgare dhe nëse do të kishte sulm, asnjëherë nuk do ta toleroja, pa dallim se çfarë do të ndodhte më tej. Nuk e dija kush ishte personi, por nuk më intereson. Nuk kisha kontakt fizik me të, ndërkaq nga kafeneja dolën shokë dhe nga anash i thonin “Mos, mos e rrih”. Në atë moment e mora radiolidhjen dhe ftova përforcim me qëllim që të parandaloj që të mos vijë deri në diçka të tillë. Kur jam kthyer, dorën e kam goditur nga automjeti-merimangë. Nuk kisha lëndime serioze, vetëm e godita automjetin”, thotë policja Janaçkovska për “Makfax”.

Policja thotë se ka qenë në spital, por ajo ka qenë për parandalim, pasi që ka ndjerë dhimbje nga goditja, ndërkaq mjekët kanë konstatuar se nuk ka kurrfarë lëndimi.

Sipas rrëfimi të saj, sot në mëngjes e ka ftuar ministri i Punëve të Brendshme, ku i ka treguar personalisht se çfarë ka ndodhur dje.

Ministri Spasovski takoi policen që e sulmoi dje Bekir Asani: ja si ndodhi rasti (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button