Tetova qytet ku shtatë magjistra rrinë pa punë

Në Agjecionin për punësim në Tetovë janë paraqitur edhe 7 magjistra të papunë , këto të dhëna janë siguruar nga agjesioni për punësim. Në komunën e Tetovës  gjithsej janë të papunë 22510 persona ku nga kjo shifër 7406 janë femra.

Ndërsa nga këto persona të papunë  nga 12614 janë  persona të pakualifikuar ku 4246 janë femra ndërsa, gjysmë të kualifikuar janë 1442 ku nga këto 243 janë femra, ndërsa me arsim të kualifikuar janë 1865 ndërsa nga këto femra janë 304, ndërsa me shkollë të mesme tre vjeçare në Tetovë janë gjithsej  5151 ndërsa nga këto femra janë 1753, me shkollë të mesme në komunë e Tetovës janë gjithësej 125 persona nga ku femra janë 37 ndërsa me fakultet të kryer në komunën e Tetovës janë gjithsej 1334 nga ku femra janë 821 ndërsa.

Sipas Novak Ristovskit këshilltar për marketing në agjecionin për punë në komunën e Tetovës. Në rajonin e Tetovës dhe të Gostivarit profesioni më i kërkuar është ai i shkencave kompjuterike dhe informatikës, në këtë rajon kërkohen inixhinierat ndërsa kemi një numër të madhë të juristëve dhe atyre që kanë kryer fakultetin ekonomik dhe të gjuhës angleze që janë të papunë.

Në muajin e fundit kemi reth 19 qytetarë që nëpërmjet projektit për vetpunësim janë punësuar dhe kanë hapur mini ndërmarrjet e tyre ndërsa 8 persona që kanë pasur ndërmarrje në të zezë ata i kanë lajmëruar dhe tani nuk janë si të papunë.

 Me projkete të USAID-it dhe të UNDP-së trajnohen të papunët për të gjetur punë dhe ky projekt është duke u realizuar me sukses.  Ditëve të fundit patëm një konkurs për trajnim  e kamerierëve dhe kuzhinierëve për të gjetur punë mirëpo nuk pati interesim, ndërsa konkureca e madhe ishte për motër medicinale në të cilën kishte rreth 49 konkurues mirëpo ky konkurs u prish për shkaqe objektive tha Ristovski.

Në komunën e Tetovës 5740 të rinjë janë të papunë, qyteti i Tetovës është qyteti i dytë në Maqedoni me të papunë me 22510 nga ku  4734 janë maqedonas dhe 17789 janë shqiptarë ,ndërsa qyteti më më shumë të papunë llogaritet Shkupi me gjithësejt 63454 ku nga ato  3550 janë maqedonas dhe 19891 janë shqiptarë./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button