Qytetarët harxhojnë shumë për avokatë ndërsa lëndët zgjidhen dhe me mediator

Mediacioni si mekanizëm për lehtësimin e kontesteve gjyqësore mes personave civil thuajse nuk ka përdorim praktik në Maqedoni. Edhe pse në vitin 2006 është miratuar Ligji për Mediacion ai nuk përfillet aspak. Është kjo një çështje brengosëse si për qytetarët dhe për personat të cilët kanë ekspertizën e tyre si mediatorë gjyqësor, thonë nga Instituti për politikë evropiane.

“Personat që kanë një kontest të hapur por që lënda e tyre nuk është aq e komplikuar, mund ta zgjidhin atë pa procedurë gjyqësore duke u drejtuar te mediatorët. Arsyeja e parë që palët duhen të drejtohen te mediatori për çështjet civile si p.sh shkurorëzimi është efikasiteti dhe praktika e lehtë që sa më shpejtë dhe lehtë ta zgjedhin problemin. Arsyeja tjetër qëndron në faktin se nëse çështjen e zgjidhin me ndihmën e mediatorëve palët do kenë harxhime më të ulëta. Për këtë qëllim dhe ekzistojnë mediatorët  ndërsa u miratua dhe ligj për to i cili për fat të keq nuk implementohet gati se aspak” thanë nga IPE në një takim me gazetarët.

Por, çështja e tillë është thikë me dy tehe sepse në rast se do të zbatohet kjo praktikë atëherë avokatët nuk do të jenë të kënaqur.

“Atëherë avokatëve do t’u zvogëlohet numri i lëndëve dhe ata do të humbin punën e tyre” thonë nga IPE.

Për të diskutuar mbi këtë dilemë, nesër dhe paralajmërohet debat mbi temën “Ndërmjetësimi në Republikën e Maqedonisë- si më tej? në të cilën do të merr pjesë dhe ministri i drejtësisë Blerim Bexheti si dhe gjykatës, avokatë dhe profesorë të njohur në fushën e juridikut.

Debati do të mbahet në në ora 10:00 në hotelin e Aleksandar Palace në Shkup. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button