Wohlers: Gazetarët të jenë objektiv, kjo është esenca e gazetarisë

Ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Paul Wohlers dërgoi mesazh te gazetarët të mos mbajnë anë gjatë raportimit sepse kjo, sipas tij, rrit mos-besueshmërinë te mediumet.

“Raportimi i paanshëm është i rëndësisë esenciale për gazetarinë. Në këto rrethana që ndryshojnë vazhdimisht, gazetaria e përgjegjshme, e sinqertë dhe jopartiake, është e rëndësisë vitale. Nëse gazetarët marrin anë gjatë raportimit të tyre, rritet edhe mosbesimi në mediat. Ndërkohë që ndryshojnë format e mediave, roli i gazetarisë mbetet i njëjtë”, tha mes tjerash ambasadori Wohlers, i cili ka folur para pjesëmarrësve në konferencën për rolin e mediave me titull “Ndërto ose rrëno: mediat në kohezionin shoqëror” në organizim të ambasadës së SHBA-ve në Shkup.

Ai gjithashtu potencoi se mediumet mund ta ndërtojnë ose ta rrënojnë tolerancën dhe mirëkuptimin dhe të arrijnë një kohezion më të mirë social në komunitet.

“Komunitetet e ndryshme, traditat kulturore dhe religjioze i bëjnë shoqëritë më të fuqishme. Kjo është diçka që duhet të pranohet dhe të vlerësohet”, tha Wohlers./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button