Kremrat e rrezitjes, shkaktare të kancerit të lëkurës?

Oksidi i zinkut, i cili është përbërësi kryesor i të gjitha kremrave për rrezitje, është fajtori kryesor për këtë, sepse kur vjen në kontakt me rrezet e diellit ai bëhet kancerogjen. Kur i ekspozohet diellit, oksidi i zinkut fillon një reagim kimik i cili liron radikale të lira. Ato shkatërrojnë qelizat njerëzore ose ADN-në në qeliza. Hulumtimi ka zbuluar që sa më shumë kohë të kalohet në diell aq më i madh është rreziku.

Jinfa Ma, profesor i kimisë në Universitetin e Mizurit, mjek dhe udhëheqës i hulumtimit ka thënë që hulumtimi është ende në fazë të hershme dhe së është ende herët që të nxirren përfundime. 
“Nevojiten hulumtime shtesë, ky është vetëm hapi i parë”, ka thënë Ma. Ndërkohë, Ma këshillon njerëzit që ende të përdorin kremrat, por të kenë kujdes se për sa kohë i ekspozohen diellit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button