Të paktën 55 persona kanë vdekur nga i ftohti në mbarë Evropën

Numri i viktimave nga i ftohti në Evropë ka arritur deri në 55, ku madje 30 janë nga Ukraina, të cilët kryesisht ishin të pastrehë.

Në Kiev temperaturat kanë rënë deri në minus 23 gradë Celsius.

Zëdhënësja e Ministrisë ukrainase të Situatave të Jashtëzakonshme, Julia Jershova deklaroi se 21 persona janë gjetur të ngrirë në rrugë, pesë kanë vdekur në spital, ndërsa katër në shtëpitë e tyre.

Полска студ

Në 24 orët e fundit në Poloni e kanë humbur jetën pesë persona, ndërsa gjithsej 15 për katër ditë, kumtoi policia kombëtare.

Në 24 orët e fundit në Rumani, nga i ftohti kanë vdekur dy persona, me çka bilanci i vdekjeve nga fillimi i valës së ftohtë në vend është rritur në tetë persona.

Студ и мраз

Gjatë natës në Moskë ka vdekur një person, kumtoi Ministria ruse e Shëndetësisë.

Dy të rritur dhe një fëmijë e kanë humbur jetën dje në Britani të Madhe, si rezultat i reshjeve të borës, reshjet dhe i ftohti të shkaktuara nga stuhia atlantike “Ema” dhe anticikloni “Bisha e Lindjes”.

Студ

Në territorin e Anglisë dhe Uelsit dje është shpallur faza e kuqe e rrezikut për shkak të motit të keq. Në Britani të Madhe janë mbyllur mijëra shkolla. Në Skoci edhe më tej janë të mbyllura dy aeroportet më të mëdha – në Edinburg dhe Glazgov. Një seri  fluturimesh janë anuluar edhe nga aeroporte të tjera në Britani, duke përfshirë edhe atë të Londrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button