Oda Ekonomike e Maqedonisë sheh të nevojshëm rritjen e bashkëpunimit ekonomik me Arabinë Saudite

Një delegacion i Arabisë Saudite i udhëhequr nga Konsulli i Nderit i Maqedonisë në Jeddah, Abdullah Al Nowaiser, që qëndron për vizitë në Maqedoni, ka zhvilluar një takim me kreun e Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski, si dhe me përfaqësuesit e kompanive anëtare të odës, me të cilët ka disktuar mbi bashkëpunimin e mundshëm në fushën e biznesit, raporton Anadolu Agency (AA).

Kreu i Odës Ekonomike të Maqedonisë theksoi se takimi është mbajtur me iniciativë të ambasadorit të Maqedonisë në Arabinë Saudite, Abdulkadir Memeti. Ai kujtoi se para gjashtë muajve Oda Ekonomike e Maqedonisë ka formuar një klub eksporti, nga i cili u shqyrtua klubi për bashkëpunim me Lindjen e Mesme.

“Tendenca jonë është të hapin tregje me Lindjen e Mesme, sepse shkalla e shkëmbimit me BE-në arrin kulmin e saj prej rreth 70 për qind. Ne jemi duke punuar për kohë të gjatë. Arabia Saudite do të jetë partner i rëndësishëm në këtë, sidomos ajo që shkëmbimi me të është në nivel të ulët, rreth 10.7 milion dollarë, që do të thotë se ka mundësi të mëdha. Ne i zbulojmë ato mundësi në cilin drejtim duhet të jenë, si të ndihmojmë dhe në çfarë drejtimi të veprojmë”, deklaroi Azeski.

Azeski shtoi se Oda Ekonomike e Maqedonisë prej kohësh punon në atë që të ketë përfaqësi të saj në Kuvajt, Irak dhe Oman. Siç bëri të ditur ai, së shpejti do të bëhet edhe hapja zyrtare e përfaqësive në këto tre vende.

Ai theksoi se gjatë takimit midis delegacionit të Odës Ekonomike dhe atij nga Arabia Saudite janë analizuar mundësitë për bashkëpunim në fushën e biznesit.

Al Nowaiser, nga ana e tij, tha se delegacioni i Arabisë Saudite në Maqedoni qëndron tashmë tre ditë dhe se janë duke shqyrtuar mundësitë e investimeve.

“Delegacioni ynë përbëhet nga udhëheqës të kompanive të cilët erdhën këtu për të kërkuar mundësitë dhe për të diskutuar për bashkëpunimin e mundshëm. Unë besoj se ky takim do të çojë në krijimin e iniciativave dhe urave në mes bizneseve të të dy vendeve, Arabisë Saudite dhe Maqedonisë. shpresoj se ky takim do të jetë mjaft i frytshëm”, deklaroi Al Nowaiser.

Delegacioni i biznesmenëve nga Arabia Saudite sot u prit edhe nga kryeministri Zoran Zaev dhe kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button