Zaev: Maqedonia ka shanse për rekomandim të pakusht në prill dhe për datë për fillimin e negociatave në qershor

Maqedonia ka shanse, pritjet tona janë, në muajin prill të marrim rekomandim të pakusht, ndërsa në qershor të marrim datë për fillimin e negociatave, deklaroi sot në Sofje, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev.

Ai mori pjesë në takimin e punës midis liderëve të vendeve-anëtare të Ballkanit Perëndimor me kryetarin e Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, Federika Mogerini dhe me eurokomisarin Johanes Han, nën mbështetjen e kryeministrit të Republikës së Bullgarisë, Bojko Borisov, si vend kryesues i BE-së, informoi pres shërbimi qeveritar.

“Sot ishte një kënaqësi e ndarë, midis meje dhe kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, përmes mikpritjes së Bullgarisë dhe presidentit Bojko Borisov, të bëjmë një rezyme, me kryetarin Junker, me përfaqësuesen e lartë Mogerini dhe me komisarin Han, për konstatimet prej vizitës, ambientin e përgjithshëm dhe gjithsesi të bisedojmë për perspektivat e Republikës së Maqedonisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor”, tha Zaev.

Ai theksoi se është i kënaqur që në konstatimet e veta, Junker ka premtuar mbështetje të vërtetë infrastrukturore, gjegjësisht para për projekte infrastrukturore të cilat duhet ta lidhin Ballkanin Perëndimor me gjithë këtë rajon.

“Folëm për miliarda euro, para të cilat kanë të bëjnë edhe për korridoret edhe për lidhjen e përgjithshme. Si kryeministër i Republikës së Maqedonisë jam i lumtur, për atë se me të vërtetë perspektivat tona në Bashkimin Evropian janë prijëse edhe drejt stabilitetit por edhe drejt proceseve reformuese të cilat ndodhin në Republikën e Maqedonisë”, tha Zaev.

Shfaqi shpresë se mesazhet e tilla pozitive dhe serioze do të mundësojnë inkurajim shtesë për institucionet dhe strukturën institucionale të Maqedonisë, që të, siç tha, bëjmë përmbylljen e reformave në Maqedoni në një mënyrë esenciale. Sipas tij, gjyqësia është shumë e rëndësishme, sfera mediale është shumë e rëndësishme, reformat në administratën publike, gjithashtu edhe reformat e shërbimeve sekrete dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Këto janë agjendat në të cilat jemi të përkushtuar dhe jemi të bindur se me të vërtetë deri në Samitin e Ballkanit Perëndimor, këtu në Sofje, që do të mbahet në muajin maj, do të mund të lavdërohemi me rezultate përfundimtare, siç kemi bërë edhe deri më tani në Republikën e Maqedonisë. Me të vërtetë, nderi që kjo vizitë e Ballkanit Perëndimor filloi nga Republika e Maqedonisë, paraqet edhe obligim gjithashtu të ruhet vazhdimësia, për të qenë të suksesshëm në reformat, në sytë e Bashkimit Evropian, i cili na kontrollon dhe na verifikon, në pjesën e zbatimit të reformave”, tha Zaev.

Njëherësh, theksoi, këtu është edhe ndjenja e përgjegjësisë që të ndahet me qytetarët dhe me institucionet se me të vërtetë duhet deri në fund t’i realizojmë reformat. 

Mesazh i qeshur nga Brukseli: Ecni përpara, por mbaroni punën me Greqinë që të shpërbleheni

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button