Melania Tramp mori shtetësi të SHBA-së si person me “aftësi të jashtëzakonshme”

Zonja e parë e SHBA-së, Melania Tramp, ka marrë qëndrim legal në Amerikë përmes programit emigrues dedikuar për individë të talentuar, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Uashingtoni.

Siç publikoi gazeta “Uashington post”, zonja e parë ka marrë “kartë të gjelbër” (qëndrim legal në SHBA) përmes programit “EB-1” të cilën nëpunësit e emigrimit në formë të popullarizuar e quajnë “Ajnshtajn vizë”.

Ky program është i dedikuar për persona nga mjedisi akademik dhe për biznes udhëheqës të kompanive ndërkombëtare, ose madhe për persona të cilët janë theksuar në hapësirë kombëtare ose ndërkombëtare.

Gazeta përkujton se kur për herë të parë ka mbërritur nga Sllovenia në Nju-Jork në vitin 1996, Melania Tramp e ka kaluar kufirin me vizë turistik, ndërsa pastaj disa vite ka fituar vizë pune e angazhuar si foto-model.

“Ajo asnjëherë nuk ishte super-model, ajo punonte si model pune, si shumë të tjerë në Nju-Jork”, deklaroi Majkëll Uajs, avokat i zonjës Tramp.

Gazeta pyet se si zonja e parë i ka bindur organet emigruese se ajo kualifikohet për programin “EB-1”. Njohësit konfirmojnë se biografia e Melania Trampit nga viti 2001 nuk është në pajtueshmëri me kërkesat për marrje të vizës së këtillë.

“Që të fitohet vizë ‘EB-1′, dorëzuesi duhet të sigurojë dëshmi për ndonjë ngritje të jashtëzakonshme ose të përmbushë të paktën tre nga gjithsej dhjetë kritere. Ndërsa kjo është që të dorëzojë dëshmi për sukses komercial në arte performuese, vërtetim për ekspozitë të veprave të tyre artistike dhe vërtetim për punim origjinal në sferën e saj të punës”, njofton gazeta.

Në vitin 1998, në moshën prej 28 vjeç, Melania Tramp, ka filluar që takohet me Donald Trampin, pasi të dytë janë njoftuar në një aheng. Ky njoftim e ka avancuar karrierën e saj së foto-model dhe ajo ka filluar të paraqitet në magazinat e modës në Nju-Jork.

Prej atëherë fillojnë angazhimet e saj si model në më shumë revista dhe kompani. Ajo paraqitet në bilbordet për reklama të cigareve “Kamel”, ose pozon për kostume për banjë për revistën “Sports ilustrejted”.

Karta e gjelbër është bërë rrugë drejt marrjes së shtetësisë amerikane jo vetëm për Melanian, por edhe për prindërit e saj, Viktor dhe Amalia Knavs. Sipas “Uashington post”-it, ata së shpejti duhet të marrin shtetësi amerikane.

Në vitin 2017 Tramp propozoi që të ndërpritet sponsorizimi i familjarëve, duke përfshirë edhe prindërit, nga ana e shtetasve amerikanë që të ndërpritet me të ashtuquajturën “emigrim zinxhiror” në SHBA.

“Prindërit e zonjës së parë u bënë banorë të përhershëm të SHBA-së. Ky a është ’emigracion zinxhiror”, pyeti në këtë rast gazeta

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button