Në tremujorin e fundit të vitit 2017, 178,1 milionë euro investime të huaja direkte

Në tremujorin e fundit të vitit 2017 në Maqedoni kanë hyrë 178,1 milionë euro investime të huaja direkte për dalim nga tremujori i dytë dhe i tretë kur është regjistruar rënie prej 60,5 milionë euro, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore të Maqedonisë (BPRM), transmeton MIA. 

Analistët dhe institucionet e huaja financiare uljen e mëparshme të investimeve të huaja direkte e kanë vlerësuar si pasojë e krizës politike, ndërsa përmirësimi gjatë tremujorit të fundit në përputhje me analizat e ekspertëve tregon rritje të besimit dhe pritje pozitive për zhvillimin ekonomik në të ardhmen në mes të investitorëve të huaj.

Sipas të dhënave të BPRM-së, shuma e përgjithshme e neto investimeve të huaja direkte për vitin e kaluar është 229 milionë euro, nga të cilët së paku 37 milionë euro kanë hyrë nga Gjermania me çka vijojnë Austria me 24, Shën Vincent dhe Greandini me 20, Luksemburgu me 17 dhe Kroacia me 15 milionë euro.

Më shumë nga paratë, 67 milionë euro janë investuar në shërbime, në miniera janë investuar 34 milionë, tek aktivitet në lidhje me pasuri të patundshme diku mbi 21 milionë euro, ndërsa në tregti 19, në bujqësi pothuajse 10, në veprimtaritë administrative dhe ndihmëse nëntë milionë, në veprimtaritë financiare dhe të sigurimeve shtatë, në informacione dhe komunikim gjashtë, në veprimtari profesionale dhe shkencore pesë, ndërsa në ndërtimtari, hotelieri, si dhe në art dhe rekreacion nga tre milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button