Itali, emrat e shqiptarëve të arrestuar për 5 tonë hashash

“Guardia di Finanza” shkatërroi një bandë italo-shqiptare, përgjegjëse për trafikimin e 5 tonëve kanabis përmes Adriatikut. 25 persona u arrestuan në disa qytete të vendit fqinj, ndërkohë që në total në hetim janë 46 shtetas, transmeton TCH.

Hetimet kanë çuar autoritetet italiane në identifikimin e 10 shtetasve shqiptarë që janë të përfshirë në trafikimin e kanabisit, që kryhej kryesisht me mjete lundruese. Emrat e tyre janë Elvis Hajdini, Shefik Muho, Vladimir Leskaj, Adrian Liçaj, Vilson Nelaj, Astrit Paskali, Alban Sinani, Gentian Sulejmani, Luan Tahiraj, Indrit Buja.

“Guardia di Finanza” thotë se ka dokumentuar me prova të paktën 4 raste të ngarkesave me hashash, që vinte nga Shqipëria, me peshë totale rreth 5 tonë.

Operacioni i koduar “STAMMER 2” është një vazhdim i operacionit tjetër të nisur janarin e vitit të kaluar.

Sipas hetimeve, anëtarët e Ndranghetës kishin krijuar lidhje me narkotrafikantët shqiptarë, si prodhuesit më të rëndësishëm të marijuanës në kontinent dhe me baza logjistike të shpërndara në të gjithë Europën.

I gjithë operacioni ka bërë që organizata të pësojë humbje të ndjeshme ekonomike, sepse droga e sekuestruar, pasi të përpunohej e të hidhej në treg, do t’iu sillte trafikantëve fitime prej 10 milionë eurosh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button