7 Marsi, nga sot Komuna e Çairit ka nisur Javën e Mësuesit

Duke filluar nga sot, 1 mars, deri më 7 mars, me aktivitete kulturore Komuna e Çairit do të shënojë Javën e Mësuesit e cila vjen në vazhdën e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, njofton Portalb.mk.

Aktivitet kanë filluar sot, në Shkollën Fillore “Imri Elezi” ku është zhvilluar konkursi letrat me karakter garues. Për çdo pjesëmarrës në këtë aktivitet Shtëpia Botuese “Shkupi” ka dhuruar nga një libër e kurse tre vendeve të para, do t’ju ndahen çmimet më 7 mars, në ora 11:00 në Qendrën Kulturore Informative në Shkup, “Shkupi” do t’ju dhurojë nga një komplet të librave.

Më 5 mars, e hënë, me fillim prej ora 10:00 në Galerinë “Çifte Hamam” do të zhvillohet ekspozita “Koloni e piktorëve të rinj” me 27 pjesëmarrës nga shkollat që gravitojnë në Komunën e Çairit. Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu do t’i shpërndajë shpërblimet pas ekspozitës në ora 12:00.

Më 6 mars, e martë, me fillim prej ora 12:00 në Komunën e Çairit do të bëhet ndarja e mirënjohjeve për 13 mësimdhënës të dalluar nga shkollat dhe kopshtet e Komunës Çair dhe ndarja e tre post-mortum plaketave.

Ndërsa më 7 mars, e mërkurë, me fillim prej ora 11:00 në Qendrën Kulturore Informative do të zhvillohet programi përmbyllës i javës së mësuesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button