Në Shkup nesër do të protestohet kundër përmbaruesve

Me porosi “Përmbaruesit mbrapa në Gjykatë”, nesër përpara Odës së Përmbaruesve në Shkup, me fillim prej orës 12:00, do të mbahet në shenjë revolte ndaj ligjit për përmbarim, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç thuhet në thirrjen e shpërndarë nëpër rrjetet sociale, protesta do të fillojë “për shkak të përmbaruesve të korruptuar”. Organizatorët vlerësojnë se veprimi i tyre jashtë nga gjykatat është i panevojshëm, ndërkaq mënyra e sjelljes së tyre është e palejueshme.

Ndryshe, ligji i ri për përmbarim parasheh që për mospagesës të faturave komunale të qytetarëve, përmbaruesi nuk guxon që t’i bllokojë llogaritë përpara se t’i njoftojë. Kjo gjë bëhet me qëllim që qytetarët të mos paguajnë shtesë edhe për shërbimin e përmbaruesit dhe zhbllokimin e llogarive.

Përmbaruesit nuk do të munden t’i bllokojnë llogaritë e shfrytëzuesve të ndihmës sociale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button