“Trajektorja”, PSP: Gruevski ka marrë ryshfet, Peshevski dhe Janakieski kanë e fshehur ofertën më të lirë

Ish zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Vlladimir Peshevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish drejtori i Agjencisë pë Rrugë Shtetërore Lupço Georgievski përpara Gjykatës janë deklaruar se e kanë kuptuar aktin prokurorial, por se nuk ndjehen fajtor. Gruevski, madje tha se e ka lexuar dhe e ka kuptuar propozimin prokurorial, por siç shtoi, nuk ndjehet fajtor për veprën penale, njofton Portalb.mk.

Paraprakisht, prokurorja e PSP-së, Lile Stefanovska, tha se me veprimin e kundërligjshëm të kompanisë kineze “Sinohidro” ka përfituar pronë të paligjshme me vlerë prej 155.117.256 euro, ndërkaq vlera e dëmit paraqet dallim mes vlerës së çmimit që si shtet ia paguajmë “Sinohidros” dhe çmimin që kjo kompani ua paguan nënkontraktorëve.

“I akuzuari Nikolla Gruevski ka kryer vepër penale “pranim dhurate për ndikim të paligjshëm”, ndërkaq Janakieski, Peshevski dhe Georgievski kanë kryer keqpërdorim të detyrës  zyrtare”. Propozoj që Gjykata t’i shpall fajtor dhe t’i dënojë në pajtueshmëri me ligjin”, tha Stefanovska.

Ajo sqaroi se Peshevski dhe Janakieski edhe pse kanë pranuar që ta shqyrtojnë ofertën tjetër nga kompania “CBE” e cila ka pasur çmim më të lirë për 4.8 milionë euro në krahasim me atë të “Sinohidro”, të njëjtën nuk e kanë dorëzuar deri te Agjencia  për Rrugë dhe nuk e kanë marrë parasysh, ndërkaq kanë zgjedhur që “Sinohidro” ta marrë tenderin për tre seksionet e autostradës.

Gjykata në fillim të seancës e ka refuzuar si të pabazë propozimin e Gruevskit që SMS porositë të hidhen poshtë si dëshmi në procedurë, pasi që ata nuk mund të vlerësohen në  këtë fazë.

Edhe kërkesën për audioincizimet dhe ekspertizat të shfrytëzohen në procedurë për shkak të pamundësisë që të konstatohet autenticiteti i tyre, u hodh poshtë si e pabazë.

Kërkesat janë hedhur poshtë si të pabaza, pasi që për to Gjykata ka diskutuar në fazë tjetër të procesit.

Gjykimi për “Trajektoren”  filloi më 31 janar nga fillimi sepse u ndryshua Këshilli Gjyqësor.

Gruevski, Janekievski, Peshevski dhe Georgievski akuzohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë marrë shumë veprime me të cilat në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Miladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe i kanë tejkaluar autorizimet. Me këtë, sipas aktakuzës së PSP-së, e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit prej të paktën 155 milionë euro dhe për të njëjtën vlerë, kompanisë realizuese i kanë mundësuar të përfitojë dobi pronësore.

Tre raste të reja të PSP-së, VMRO-DPMNE e dyshuar për larje parash (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button