Komuna Tetovës: Uzurpuesit kanë një javë për të liruar hapësirat publike

Komuna e Tetovës në bashkëpunim me inspektoratin e tregut dhe me përkrahje të policisë do merr aksion për lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike.  Në komunikatën e Komunës thuhet se qëllimi aksionit është të bëhet lëvizja e lirë e këmbësorëve, të kemi shtigje të lira për kalimin e nxënësve, fëmijët dhe nënat me fëmijë, si dhe të bëhet lirimi i hapësirave të gjelbërta, njofton Portalb.mk.
Siç njoftojnë nga Komuna, të gjithë që kanë zënë hapësirat publike do të kenë afat një javësh të lirojnë hapësirat sepse në të kundërtën të njëjtat do të largohen nga inspektorati i tregut dhe inspektorati komunal.

Në Tetovë ka shumë shitës mobil ilegal të cilët në të shumtën e rasteve bllokojë trotuaret. Ka dhe lokale dhe ndërtime të tjera të cilët kur është koha e mirë secilën sezonë i ke thuajse në çdo trotuar. Kjo nuk është hera e parë që ndërmerret një akison i tillë por pas një kohe, situata rikthehet në gjendjen e mëparshme.

Deri më tani ende nuk ka zgjidhje permanente për këtë problem.

LEXO: Zgjidhje e përkohshme e problemit të shitësve ambulantë
LEXO: Policia e Tetovës do t’i parandalojë uzurpimet e sipërfaqeve publike në Tetovë

Uzurpuesit e Tetovës (FOTO)

Tetovë, ndërtimet (jo)legale, zhdukin hapësirat publike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button