Jep dorëheqje drejtorja e komunikimeve në Shtëpinë e Bardhë

Hope Hicks, drejtorja e komunikimeve në Shtëpinë e Bardhë, do të japë dorëheqje.

Hicks, 29 vjeçe, ish-modele, është po ashtu një nga këshilltarët që ka shërbyer më së gjati për presidentin Donald Trump, transmeton REL.

Ajo raportohet t’u ketë thënë kolegëve se ndjen që ka arritur gjithçka që ka mundur në Shtëpinë e Bardhë.

Zëdhënësja e këtij institucioni, Sarah Sanders, tha se nuk është ende e qartë se kur Hicks do të largohet nga administrata.

Sanders tha se dorëheqja e Hicks nuk lidhet me dëshminë që ka dhënë të martën para Komitetit për Inteligjencë të Dhomës së Përfaqësuesve.

Hicks ka pranuar para panelit se herë pas here ka thënë “gënjeshtra të bardha” për presidentin Trump.

Por, ajo ka thënë se nuk ka gënjyer për ndonjë gjë që lidhet me hetimet për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button