Është larguar përmendorja e Aleksandrit të Madh nga aeroporti i Shkupi

Nga aeroporti i Shkupit mbrëmë është larguar përmendorja e Aleksandrit të Madh, pasi para disa ditëve ishte hequr edhe mbishkrimi “Aleksandri i Madh”.

Përmendorja në aeroport ishte vendosur në vitin 2011 pasi TAV u bë koncensioner.

Vendimi për riemërtimin e aeroportit dhe të autostradës, ishte marrë në seancën e Qeverisë në fillim të shkurtit të këtij viti, ndërsa në shenjë të vullnetit të mirë dhe ngrohjes së marrëdhënieve me Greqinë.

Aeroporti i Shkupit e mori emrin “Aleksandri i Madh” në dhjetor të vitit 2006, me vendim të Qeverisë paraprake. dy vjet më vonë edhe autostrada ishte emërtuar në Aleksandri i Madh”.

Emri i ri në aeroportin është Aeroporti Ndërkombëtar “Shkupi”, ndërsa i autostradës “Miqësia”.

Po largohet tabela e emrit “Aleksandri i Madh” nga aeroporti

Ndryshe, para disa ditëve NP “Rrugët e Maqedonisë” në terren i hoqën tabelat e komunikacionit me emrin e deritanishëm të autostradës “Aleksandri i Madh” në Korridorin 10, ato tabela sipas vendimit të Qeverisë duhet të zëvendësohen me të reja që do ta mbajnë emrin “Miqësia”.

Maqedoni, u hoqën tabelat e autostradës me emrin “Aleksandri i Madh”

Vendimi për ndërrimin e emrit të Aeroportit të Shkupit dhe autostradës vjen pas takimit të kryeministrit, Zoran Zaev me homologun e tij grek, Aleksis Cipras në Davos të Zvicrës.

Zaev-Cipras: Maqedonia do ta ndryshojë emrin e aeroportit dhe autostradës (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button