Drogba dhe Torres mund të startojnë kundër Bayernit

Trajneri i Chelseat, Roberto Di Matteo mund të luajë me Didier Drogban dhe Fernando Torres që nga minuta e parë, në finalen e Ligës së Kampionëve, kundër Bayern Munich.

Të dy këta lojtarë, nuk kanë startuar asnjëherë së bashku që kur në krye të Chelseat ka ardhur italiani, Roberto Di Matteo.

“Unë jam duke tentuar për të bërë disa gjëra të reja. Është e vështirë, por do tentoj”, tha Di Matteo./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button