Policia sllovake ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen e gazetarit Kuciak

Në Sllovaki është arrestuar një i dyshuar për vrasjen e gazetarit Jan Kuciak, informon shefi i policisë kombëtare Tibor Gashlar.

Policia ka kryer bastisje në shtëpitë e personave, të cilët kohë më parë dyshoheshin për trafikim me drogë. Bastisjet janë kryer në afërsi të fshatit Velka Maça, ku u vranë gazetari dhe mikja e tij. Në operacion është arrestuar një i dyshuar për të cilin parashikohet se është i lidhur me vrasjen. Janë konfiskuar 160 gramë nga droga pervetin, armë të ftohta dhe armë zjarri të cilat janë dërguar në ekspertizë balistike.

Gashlar saktëson se është herët të thuhet nëse vrasja është kryer me armët e konfiskuara.

Versioni bazë për vrasjen e gazetarit i cili ka punuar për portalin “Aktuality.sk” është se për krimin është përgjegjës mafia italiane Ndrangeta. Kuciak ka pëgatitur material për aktivitetet e grupit kriminel në Sllovaki dhe lidhjen e tij me autoritetet në vend.

Në lidhje me vrasjen e gazetarit dje dorëheqje dhanë edhe dy përfaqësues të lartë sllovakë, të afërt me kryeministrin, Robert Fico,  pasi të njëjtën e bëri paraprakisht edhe ministri i Kulturës, Marek Madariç.

Nga funksioni u tërhoqën këshilltarja kryesore shtetërore në Kabinetin qeveritar Maria Troshkova, ish-manekine, dhe sekretari i Këshillit sllovak për siguri, Uiliam Jasanj.

Јан Куциак

Në kumtesën e përbashkët Troshkova dhe Jasanj njoftojnë se janë të shokuar nga vrasja e gazetarit sllovak Jan Kuciak dhe e dashura e tij Martina Kushnirova, trupat e qëlluar të të cilëve u gjetën të dielën në shtëpinë e tyre në lindje të Bratisllavës.

Qeveria ofroi një milion euro për informata që do të ndihmojnë për arrestimin e përgjegjësve për vrasjen.

Organizata për gazetari investigative OCCRP (Projekt për raportim për krim të organizuar dhe korrupsion) paradite e publikoi rrëfimin e papërfunduar në të cilin punonte gazetari i qëlluar. Për hapin e këtillë kanë vendosur që “t’i japin respekt gazetarit, qartësim të fakteve dhe ulje të rrezikut për kolegët e tij”.

Në qendrën e rrëfimit është pikërisht Troshkova, ish-garuese në Mis Universi, e cila pasdite u tërhoq nga funksioni. Ajo gjoja ka themeluar firmë me një italian, i cili jeton në Sllovaki, për të cilën ekziston dyshim se është e lidhur me mafian “Ndrangeta”, njëra nga organizatat më të fuqishme kriminale në botë.

Teksti sot u publikua me titullin “Modeli, mafia dhe vrasësit”, ndërsa storja fillon me atë se projekti ka filluar me hetimin për atë se pse kryeministri sllovak Robert Fico e ka punësuar Maria Troshkovën, atëherë ish-manekine toples 27-vjeçe si një nga ndihmësit e tij edhe krahas asaj që ajo aspak nuk ka pasur përvojë politike.

“PR shërbimi i tyre refuzoi të publikojë saktësisht se cilat janë detyrat e saj të punës që ta shpjegojë funksionin e saj Qeveri ose se pse i është dhënë certifikatë sigurie”, thuhet në tekst.

Pastaj zbulohet se ajo ka qenë në lidhje me Antonio Vadallën, i cili ka qenë në lidhje të afërta me Ndrangetën.

Sipas raportit, në vitin 2001 policia italiane ka lëshuar urdhërarrest për Vadallën, pasi gjatë përgjimit ka zbuluar se ka biseduar për atë që të sigurojë logjistikë për fshehje të refugjatit të akuzuar për kontrabandë dhe vrasje, në shtëpinë e tij në Kalabri. Megjithatë, aktakuzat janë tërhequr, është shpërngulur në Sllovaki. Megjithatë mediat njoftojnë se Vadalla nuk ka qenë në dispozicion për koment.

Përndryshe, OCCRP paralajmëroi se do të publikojë hollësi nga një hetim tjetër që e ka udhëhequr Kuciak, për lidhje të pronarëve të sipërfaqeve bujqësore me mafien italiane, të cilët, gjoja e kanë shfrytëzuar tokën që të vijnë deri tek subvencionet nga fondet e BE-së.

Kuciak dhe mikja e tij Martina Kushnirova janë gjetur të vdekur të dielën në shtëpinë e tij në Vellka Maça, jo larg Bratisllavës.

Shefi i policisë sllovake Tibor Gashpar duke informuar për vdekjen e Kuciakut deklaroi se vrasja me siguri është e lidhur me aktivitetet e tij hulumtuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button