J-Lo “mund” Cameron Diaz

Të dyja konsiderohen si ‘sex symbols”, por Jennifer Lopez dhe Cameron Diaz kanë pamje krejt të ndryshme. ‘Përballja’ e tyre sidomos në mbrëmje, ku janë të ftuar personazhe VIP është tepër interesante. Këtë radhë ato pozuan bashkë në premierën e filmit të tyre, “What To Expect When You’re Expecting”.

Të dyja kishin veshur fustane shumë të bukura, por secila prej tyre joshte në një mënyrë totalisht ndryshe nga tjetra. Diaz u shfaq me një fustan të zi të shkurtër, ndërsa J.Lo provokonte me pjesën e sipërme të fustanit, ndërsa pjesa e poshtme e veshjes së saj e mbulonte tërësisht. 

Këngëtarja, aktorja dhe anëtarja e jurisë në spektaklin ‘American Idol’ dukej si një perëndeshë greke e veshur me fustanin e krijuar nga Maria Lucia Hohan.Fustani prej mëndafshi i rrinte për mrekulli 42-vjecares seksi, nënë të dy fëmijëve, binjakëve Max dhe Emme. 
Edhe buzëkuqi i zgjedhur prej Jennifer ishte shumë i këndshëm dhe e kompletonte veshjen e saj, duke u përputhur totalisht me unazën dhe ngjyrën e thonjve. 

Ndërkohë Cameron ishte më e thjeshtë në zgjedhjen e saj, por dukej shumë tërheqëse me fustanin e shkurtër të zi, i cili shkonte për mrekulli me këpucët ‘nude’ të Mary Jane. Por mund të thuhet me plot gojë se këtë radhë Jenn mundi kolegen Cameron, për pamjen e saj super të kuruar deri në detaje./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button