Intervistë: Tipuriç po mëson shqipen te Shkupi (VIDEO)

Intervistë me mbrojtësin boshnjak me pasaportë austriake, Toni Tipuriç, i cili në ditën e fundit të afatit kalimtar u bashkua më skuadrën bardhekaltër, ndërsa debutimin e tij e kishte javën që lamë pas në duelin e javës së 21-t, kundër Pobedës në Manastir. Pikërisht Toni Tipuriç shënoi golin e parë dhe të avantazhit për Shkupin, në barazimin 3:3.

Tipuriç në një intervistë për kanalin zyrtar të FC Shkupi ka treguar për ndjenjën e tij pas debutimit dhe golin e shënuar, si dhe për shumë gjëra tjera rreth futbollit dhe jashtë saj.

Si ishte pritja në klub dhe si ndjeheni tani pas tri  jave qëndrimi këtu, si është ndjenja?

T. Tipuriç: Pas 3 javësh ndjehem mjaft mirë, djemtë me kanë pritur mirë, klubi më ka pritur mirë dhe ka respektuar të gjitha që jemi marrë vesh, puna ime është që të punojë.

 

Si e përjetuat debutimin i cili u kurorëzua me gol?

T. Tipuriç: Debutimi është si debutim dhe secili futbollist dëshiron që të shënojë gol në ndeshjen e parë, andaj është një ndjenjë e mirë. Është dëm që ndeshja u mbyll me barazim 3-3. Ndoshta kemi bërë këtu një gabim, mirëpo tani jemi të përqendruar në ndeshjen tjetër. Jam shumë i kënaqur me ndeshjen e parë. Mirëpo më duhet edhe pak kohë që të adoptohem me ekipin, mirëpo në përgjithësi është krejt OK.

 

Në xhiron e radhës kundërshtar është Rabotniçki të cilët kanë pikë të barabarta me Shkupin, ndërsa ju luani për herë të parë para publikut vendas. Çka mundë të presin tifozët?

T. Tipuriç: Jam i kënaqur që do të jem në ndeshjen e parë para publikut vendas. Është një tifozëri e flaktë dhe këtë e kam parë ndaj Shkëndijës dhe Akademia Pandevit. Anim jashtëzakonisht të mirë gjatë 90 minutave. Gëzohem dhe më vjen mirë që do të paraqitem para këtyre tifozëve

 

Largohemi pak nga futbolli, a kishit kohë të shëtisni dhe çka u pëlqeu nga Shkupi dhe Çairi?

T. Tipuriç: Kam dëgjuar edhe më parë për Shkupin. Është një qytet mjaft i mirë. Kam shumë miq që jetojnë këtu në Shkup dhe të tjerët që kanë vizituar Shkupi. Kam qenë në qytet dhe Çair dhe më pëlqejnë njerëzit që janë mjaft të mirë, të ndershëm. Kam edhe miq tjerë që kanë qenë në Shkup dhe Çairi më pëlqen shumë

 

Keni shijuar ndonjë specialitet nga ushqimet tradicionale?

T. Tipuriç: Ende nuk kam shijuar të gjitha specialitet. Mirëpo kishte këtu byrek, qebapë dhe bakllavë…

 

Kush është shoku që ju shoqëron këtu?

T. Tipuriç: Armend Nexhipi nga Agjencioni N11, i cili më ka mundësuar transferimin. Me të kalojë kohën më të madhe . Dhe ai më njofton me Shkupin, Çairin. Edhe me futbollistët për çdo ditë shoqërohemi nga pak dhe jemi miq të mirë…

 

Keni mësuar diçka nga gjuha shqipe dhe sa ju duket e vështirë ajo?

T. Tipuriç: Shumë e vështirë. Kohëve të fundit kam mësuar më shumë gjuhë, anglisht, sllovakisht dhe atë rumune dhe ende nuk kam arritur të mësojë të gjitha…mirëpo kam mësuar edhe diçka…si psh: “Unë jam Toni Tipuriç, Forza Shkupi”. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button