Tetovë, nga trotuaret e papastruara, 10 qytetarë në ditë thyejnë eshtrat! (FOTO)

Është shtuar numri i personave që janë lënduar shkaku i rrëshqitjeve në akullin që e kanë trotuaret e pa-pastruara të qytetit të Tetovës, njofton Portalb.mk.

Në repartin e ortopedisë në spitalin Klinik të Tetovës për çdo dit paraqiten rreth 10 persona me fraktura në pjesë të ndryshme.

Mjeku Miroslav Koçovski, krye-shef në repartin e Ortopedisë në Spitalin Klinik të konfirmoi për  Portalb.mk se kësaj periudhe numri i pacientëve është rritur për 20 përqind më shumë.

“Numri i pacientëve është rritur për 20 %. Mund të them lirisht se vjen si pasoje e borës dhe ngricave që kanë përfshirë vendin tonë në të cilat qytetarët ecin. Numri i pacientëve në ditë është rreth 10 persona, zakonisht janë të moshuar dhe fëmijë, ndërsa lëndimet zakonisht janë në nyje të këmbëve dhe krahut. Rekomandimet  tona janë që në këtë periudhe kohore të vishen këpucë që nuk rrëshqasin, të ecet më ngadalë në rrugët me akull. Ndryshe, reparti i Ortopedisë nuk ka probleme dhe është i përgatitur  për të pranuar pacientë “ thotë Koçovski.

Nga ana tjetër, nga Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova Tetovë” të cilët janë përgjegjës për pastrimin e trotuareve thonë se pastrimi i trotuareve ka filluar nga dita e parë që kur ka rënë borë.

“Ekipet e NPK-së punojnë 24 orë dhe ne që ditën e parë i kemi pastruar rrugët deri te të gjithë institucionet: spitalin, gjykatat, shkollat dhe çerdhet. Trotuaret janë të pastruara dhe janë të kalueshme. Ne kemi pasur edhe makineri për pastrimin e tyre, punohet me tre turne dhe janë të angazhuar 30 të punësuar të NPK-së të bëjnë pastrimin e trotuareve. Mendoj se kemi aritur që të pastrojmë të njëjtat, ekipet janë të shpërndara dhe janë të fokusuar edhe në rrugët kryesore dhe dytësore” tha për Portalb.mk, Xhelal Ceka drejtor i NPK-së “Tetova Tetovë”

Megjithatë Portalb.mk sot ka vizituar disa rrugë të qytetit të Tetovës, edhe atë në pjesën qendrore të qytetit dhe shihet që ka trotuare të pa-pastruara, ndërsa një pjesë është pastruar pjesërisht  gjë që mund të shihni edhe në fotografitë e mëposhtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP