500 euro dënim për ata me mbiemër të ri dhe pasaportë të vjetër

MPB-ja më nuk i toleron qytetarët të cilët ndryshojnë të dhënat personale dhe nuk nxjerrin dokumente të reja personale. E njëjta vlen edhe për vajzat të cilat gjatë martesës ndërrojnë mbiemrin dhe me vite të tëra pas martesës nuk e ndryshojnë letërnjoftimin dhe pasaportën.

Prej tani e tutje, dënimi për qytetarët të cilëve nuk u përputhen të dhënat personale me ato të cilat i kanë në dokumentet personale, është 500 euro, njoftojnë nga MPB, transmeton gazeta “Vest”.

“Në qoftë se e keni kaluar afatin dhe nuk ju kanë kapur, përsëri do të dënoheni. Gjegjësisht, gjatë parashtrimit të kërkesës për pasaportë të re, inspektori kompetent do t’ju shkruajë gjobën”, thonë nga MPB-ja.

Dënimi rritet varësisht nga ajo se sa herë e keni keqpërdorur pasaportën, gjegjësisht, sa herë keni dalë nga shteti me pasaportë e cila përmban një identitet tjetër. Ligji parasheh dënim prej 100 deri më 500 euro për udhëtim me mbiemër tjetër./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button