Mediumet gjermane: Hakerë rusë hynë në rrjetin e ministrive

Grupi i hakerëve rusë i njohur si APT28 hyri në serverët e MPJ-së gjermane dhe Ministrisë së Mbrojtjes dhe mori të dhëna, lajmëruan mediat gjermane.

MPJ gjermane konfirmoi se në rrjedhë është hetimi për “sulm kibernetik” që ndikoi ndaj rrjetit kompjuterik të qeverisë gjermane. Ministria shton se agjencitë qeveritare të cilat ishin cak i sulmit po ndërmarrin masa mbrojtëse pas “sulmit kibernetik”.

Qeveri perëndimore dhe ekspertë të sigurisë e lidhin grupin e hakerëve me agjencinë ruse të spiunimit dhe e akuzojnë për operacione të ndryshme përfshirë edhe sulmin ndaj Komitetit nacional të Partisë demokratike para zgjedhjeve presidenciale në SHBA në vitin 2016 dhe zgjedhjet për Dhomët e ulët të Parlamentit të Gjermanisë në vitin 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button