Kështu është kur partneri/ja ju do vërtetë

Filmat dhe romanet na bëjnë të krijojmë bindjen se mashkulli që sinqerisht ju do duhet gjithmonë t`ju sjellë sasi të mëdha të luleve dhe stolive, të bëjë gjëra të çmendura dhe të paktën një herë të jetë heroi që e shpëton botën. Kur nuk marrim sinjale të tilla ne dëshpërohemi, pasiqë nuk e kuptojmë mënyrën se si partneri e shprehë në të vërtetë dashurinë, shkruan Femra. Në bëmë një përmbledhje të fakteve shkencore që tregojnë shenjat e dashurisë së sinqertë dhe të vërtetë, njëmijë herë më saktë sesa një milionë lule dhe qindra mace të shpëtuara. Nëse mashkulli juaj bën këto veprime, nuk ka nevojë për më tepër argumente që ai ju dashuron sinqerisht.

Më shumë ju dëgjon sesa flet

Shumica e meshkujve nuk refuzojnë të flasin për veten dhe arritjet e tyre por kjo nuk është mënyra se si operon një mashkull që dashuron. Ai ju dëgjon me vëmendje dhe parashtron pyetje pasiqë me të vërtetë ka interes dhe empati.

Kujdeset për familjen dhe shoqërinë tuaj

Një mashkull që ju dashuron juve, mban në zemrën e tij edhe familjen dhe shoqërinë tuaj pasiqë janë pjesë e juaja integrale. Mund të mos i pëlqejë por asnjëherë nuk do ua ndalojë juve të komunikoni me ata.

Nuk ju përjashton asnjëherë nga një bisedë apo debat

Sa shpesh i vëreni situatat ku femrat janë të përjashtuara nga debati? Një mashkull që ju do asnjëherë nuk do ju nënvlerësojë dhe do ju pranojë si një person i barabartë, me mendim të lirë dhe liri të shprehjes.

Ai është krenar me suksesin tuaj dhe e shpreh atë para të tjerëve

Shumë njerëz e urrejnë faktin që e dashura e tyre ka arritur qëllimet e saja në sfera të ndryshme, posaçërish nëse ata vetë kanë dështuar. Mirëpo një mashkull që ju dashuron, ju pranon si pjesë e tij dhe çdo sukses i juaji e gëzon sikur të ishte i tij.

Ai është mirënjohës dhe inkurajues

Një mashkull që dashuron e bën femrën të ndjehet e veçantë dhe e rëndësishme. Kjo ndodh për shkak të fjalëve faleminderuese dhe nga vlerësimi i mundit të saj.

Ai bën lëshime edhe kur një gjë e tillë nuk kërkohet nga ai

Çdo lidhje është e ndërtuar mbi kompromise, ndonjëherë duhet të kërkoni një të tillë e ndonjëherë duhet të sakrifikoheni. Në lidhjet pa dashuri lëshimet ndodhin nga presioni i partnerit ndërsa një mashkull që e dashuron femrën i bën lëshimet në interes të saj pa nevojën e reciprocitetit.

Ai e respekton dhe pranon mendimin tuaj edhe në qoftë se është ndryshe nga mendimi i tij

Edhe në qoftë se është mashkull kokëfortë që nuk pranon mendimet e të tjerëve, kur takon femrën që e dashuron, ai do jetë në gjendje të kuptojë dhe pranojë mendimet e saja edhe në rastet ku nuk pajtohet me të.

Ju jeni prioriteti i tij

Një mashkull që dashuron gjithmonë i sjell vendimet në favorin tuaj dhe gjithmonë dëshiron të kalojë kohë me ju pasiqë ju konsideron si pjesë e të ardhmes së tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button