Ohër, persona me maska grabisin bastoren

Dy persona të maskuar mbrëmë kanë grabitur bastoren “Bet point” në lagjen Dame Gruev në Ohër.

Grabitja ka ndodhur në orën 21:15 kur dy grabitës para se të mbyllet bastorja kanë hyrë brenda dhe nga punëtorja nën kërcënim me armë kanë marrë një pjesë të fitimit dhe para nga çanta e saj.

Akoma nuk është vërtetuar shuma e parave të vjedhura, por sipas informacioneve paraprake të hetimit nuk bëhet fjalë për ndonjë shumë të madhe.

Policia ka nisur hetimet dhe në rrjedhë janë aktivitete për zbardhjen e rastit dhe vërtetimin e identitetit të grabitësve. /Portalb  

Lajme të ngjashme

Back to top button