Për Amdi Bajramin, Zaevi është kryeministri më i mirë!

Deputeti dhe Lideri i Lidhjes së Romëve, Amdi Bajram, në seancën e mbajtur me 22.02.2018 për pyetjet e deputetëve, duke shprehur kënaqësi nga përgjigja të cilën i dha kryeministri Zoran Zaev, dha deklaratën në vazhdim, të cilën e vlerësojmë si jokonsekunete:

Për herë të parë kryeministri mu përgjigj siç duhet në pyetjet e deputetëve, shihet se jenë përkushtuar popullit dhe ashtu siç është duke shkuar do të jeni i mirë për të gjithë, u shpreh deputeti Amdi Bajram, prej foltores së Кuvendit. 

[Burimi: Shtypi i lirë, Data: 22.02.2018]

 

ARSYETIM:

Deputeti Amdi Bajram, partneri i deritanishëm koalicioni i Nikolla Gruevksit  dhe VMRO-DPMNE-së, në seancën e Кuvendit kushtuat pyetjeve të deputetëve kërkoi prej Qeverisë masa për tejkalimin e varfërisë, të cilës kryeministri Zoran Zaev ju përgjigj se janë duke shqyrtuar Ligjin për mjekim papagesë.

Jemi përkushtuar në atë që të sjellim ligj të ri për mjekim pa pagesë. Dhe këtë nuk e kërkojnë të pasurit, sepse ato mund të paguajnë kompensimet, por këtë e kërkojnë të varfrit. 

I mahnitur prej përgjigjes së Zaevit, Bajram u shpreh se “asnjë kryeministër deri më tani nuk i është përgjigjur kaq mirë”  dhe se tani “shihet se shqetësohet për popullin dhe se do të jetë i mirë për të gjithë”. Këtë mënyrë të të shprehurit e vlerësojmë si jokonsekunete, duke pasur parasysh porositë që ia dërgonte publikisht Zaevit në vitet e kaluara përderisa ishte në koalicion me VMRO-DPMNE-në, veçanërisht në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“ Në fushatën në rrethin e dytë zë zgjedhjeve të parakohshme në vitin 2014, në tubimin në Kumanovë (24.04.2014) Bajrami solli “karotë për Zaevin”, në atë kohë lideri i opozitës,

Me 22 nëntor të vitit 2016, në tubimin e VMRO-DPMNE-së në Ohër, Bajrami u shpreh se përgatit kafaz për Zaevin:

Jam duke përgatitur një kafaz special për një lepur të gjatë tre metra, do ta marr me vete në tubimin më të madh dhe do t’i tregojë se ku gjendet ai lepur, dhe ku e ka vendin. Aty e ka vendin, nuk do të jetë kryeministër i Maqedonisë. Çfarë kryeministri!? 

Me 16 dhjetor të vitit 2016, një protestën para Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Bajrami i propozoi Zaevit se së shpejti do të ketë varrimin!

Zaevi së shpejti do të ketë varrimin. Shumë shpejtë do t’i vi dita e varrimit. Do të jetë në kardiologji, do të marr infarkt për disa ditë. Aty do t’i shkojmë për vizitë. Do t’i ndezim qiri edhe në varreza. 

Këto ditë (20.02.2018) në emisionin “Samo vistina” në Kanal 5, Amdi Bajram pyetjes së gazetares për kërcënimet e tij për kafazin e kryeministrit Zaev, si dhe për karotën të cilën e ofroi në fushatën në vitin 2014, ai shkurt u përgjigj:

Kjo ka qenë dhe është shaka. 

Amdi Bajrami është deputet në Kuvendin e Maqedonisë në më shumë mandate, duke filluar prej vitit 1994. Në dhjetë vitet e kaluara ai çdo herë ka qenë në koalicion me garniturën qeverisëse, gjë për të cilën ai flet me krenari:

Është e vërtetë se unë jam çdo herë në qeveri. Çdo herë e them këtë se kush është në qeveri, unë jam me ju. është normale që të jesh në qeveri, sepse unë jam i vetmi rom në Kuvend dhe i vetëm nuk mund të bëj asgjë. Gruevskit ka bërë shumë për ne romët dhe e vlerësojë këtë. Jemi të kënaqur prej atij koalicioni, por me largimin e Gruevskit edhe unë braktisa atë koalicion. 

 Burimi:Vërtetmatësi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button