Eurostat: Më të pasurit jetojnë në Londër, ndërsa më të varfrit nga BE-ja janë në Bullgari

Banorët e Londrës Perëndimore janë gjashtë herë më të pasur se banorët mesatar të Evropës, ndërsa banorët e rajoneve veriperëndimore të Bullgarisë janë tre herë më të varfër, publikoi sot Eurostat.

Në analizën, e bërë sipas BPV-së për kokë banori, është shprehur “standardi i fuqisë blerëse”, me regjistrimin e dallimit në çmimet midis zonave të caktuara, transmeton MIA. 

Qytetarët më të pasur të BE-së jetojnë në kuartet perëndimore të Londrës, ku BPV për kokë banori është 611 për qind më shumë se ai mesatar brenda Unionit. Pasojnë qytetarët e Luksemburgut (257 për qind), të Irlandës Juglindore (217 për qind) si dhe të Brukselit dhe Hamburgut (nga 200 për qind).

Në pjesën e poshtme të klasifikimit, me 29 për qind të BPV-së mesatare është rajoni veriperëndimor bullgar. Prej 21 rajone me BPV për kokë banori nën 50 për qind të atij mesatar për BE-në, pesë janë në Bullgari dhe Poloni, katër në Hungari, tre në Rumani dhe në Greqi dhe një në Francë, publikoi sot Eurostat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button