Ushqimet e duhura për të përballuar të ftohtin

Për t’u përballur me goditjen e dimrit, ne duhet t’i japim trupit tonë ushqimet më të përshtatshme në mënyrë që ta përgatisim atë për “punë e tepërt” e të nevojshme për të luftuar rreptësitë e klimës dhe rrezikun e ftohjes. Prandaj po ju tregojmë ushqimet që duhet të jenë patjetër në tavolinën tuaj këto ditë, shkruan Bordo.al. 

Pjata të nxehta

Kur është ftohtë, ideale është të hani një supër të mirë e të nxehtë me perime, apo një supë krem. Duke lënë imagjinatën e lirë, me perimet e stinës mund të krijoni lloje të ndryshme suprash. Shumë të mira janë edhe patatet, të pasura me vitamina A dhe kripëra minerale, ato janë shumë të mira edhe për të krijuar idenë e ngopjes. Ndërsa pasdite do të ishte mirë të përgatisnim një çaj të ngrohtë aromatik e relaksues.

Agrumet

Ato janë një aleat i madh i organizmit në ditët e ftohta. Portokalli, limoni, manderina, janë miqtë tanë më të mirë në muajt e dimrit, prandaj mos i harroni kurrë.

Proteina

Tojanë gjithmonë të domosdoshme, por sidomos kur është ftohtë. Jo vetëm mish, por edhe vezë e peshk. Mos harroni edhe bishtajoret, si thjerrzat, fasulet, bizelet, janë shumë të pasura me hekur. Pra më mirë një ushqim të thjeshtë me shumë pa yndyrë të shtuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button