“Gjenocid në Gutën Lindore në sytë e bashkësisë ndërkombëtare”

Koalicioni kombëtar i opozitës siriane dhe Forcave Revolucionare ka dënuar sulmet e regjimit të Bashar al-Asadit dhe mbështetësin e tij Rusinë në Gutën Lindore, të cilat vazhdojnë pavarësisht vendimit për armëpushim nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), transmeton Anadolu Agency (AA).

Koalicioni i opozitës siriane dhe Forcave Revolucionare, ka bërë dy deklarata me shkrim në lidhje me vendosjen e civilëve në objektiv nga avionët luftarakë të regjimit dhe të Rusisë, përkundër një armëpushimi humanitar një mujor, të shpallur nga KS-OKB më 24 shkurt në Siri.

Në deklaratën e parë vihet në dukje se forcat e regjimit dhe ato ruse injorojnë vendimin e KS-OKB-së dhe thuhet se “Rusia, e cila është pala kryesore në konfliktet në Siri, është përgjegjëse për krimet e luftës të kryera në vend”.

Koalicioni i opozitës siriane dhe Forcave Revolucionare i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të përmbushë përgjegjësitë ndaj civilëve.

Duke i cilësuar si “gjenocid” ndodhitë në Gutën Lindore, Koalicioni i opozitës siriane dhe Forcave Revolucionare ka kërkuar të ndërmerren hapa dhe të ushtrohet presioni i nevojshëm për Gutën Lindore.

Në deklaratën tjetër Koalicioni në fjalë ka njoftuar se më 25 shkurt ditën e dielë ndaj ndërtesës së Këshillit lokal në zonën Shifunije të Gutës Lindore është kryer një sulm, ku si pasojë ka humbur jetën kryetari i Këshillit, Muhammed Xhamus.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se sulmi është ndërmarrë pavarisht vendimit të KS-OKB-së për armëpsushim Koalicioni e ka cilësuar si “masakër” këtë sulm.

Në deklaratën ku dënohen sulmet në Gutën Lindore thuhet se “Sulmet kundrejt komunave dhe qytezave të Gutës Lindore janë një projekt gjenocidi që zhvillohet në sytë e bashkësisë ndërkombëtare”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button