Ide për drekë familjare: gullash viçi

Mish viçi, domate, qepë, spec i bluar, me pak pure patatesh – dhe kjo është drekë e shkëlqyeshme e cila do t’u pëlqejë të gjithëve!

Përbërësit:

– 800 g mish viçi (të butë),
– 4 qepë të madhësisë mesatare,
– një filxhan i plotë lëng domateje,
– 3 thelpinj hudhre,
– piper,
– kripë,
– spec i kuq i bluar,
– 1 lugë e gjysmë niseshte,
– shtojcë: pure patateje apo makarona të zier.

Përgatitja:

Fërgoni qepën e grirë deri sa të marrë ngjyrë të gështenjtë (derisa të karamelizohet), shtoni kripën dhe mishin, në mënyrë që të mbulojë qepën – pastaj edhe hudhrën, piperin, specin e kuq, domaten e zier.

Të gjitha fërgoni në zjarr mesatar, derisa mishi të zbutet, duke shtuar ujë sipas nevojës.

Tundni 1 lugë e gjysmë niseshte me pak ujë dhe shtojani masës kur mishi të zbutet.

Shërbejeni me pure patateje apo me makarona, ndonëse kjo gjellë shkon mirë edhe me qofte, transmeton Telegrafi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button