Klubi i mundjes “Liria” fiton 7 medalje

Klubi i mundjes Liria nga Çairi ka fituar shtatë medalje në kampionatin e Maqedonisë për juniorë, i cili është mbajtur në shkollën “7 Marsi” në Shkup, gjatë fundjavës.

Vendet e para i fituan: Jasir Rexhallari (60kg) dhe Fuat Qahili (66kg), në vendet e dyta dolën: Irfan Rexhallari (55kg), Bujar Vrenezi (74kg), kurse vendet e treta i fituan: Fisnik Dura (60kg), Metin Ramadani (74kg) dhe Emir Abazi (55kg). Pa medalje ka mbetur vetëm Valon Rogaci. Ekipi i Lirisë është udhëhequr nga mundësi i njohur Lulzim Vrenezi, i cili ka mbetur i kënaqur nga garuesit e tij që kanë qenë për disa vjet më të rinj se kundërshtarët e tyre. 

Lajme të ngjashme

Back to top button