Zbulohet shkaku i dembelisë?

Materiet kimike qe sekretohen në disa zona të trurit mund të ndikojnë në nivelin e motivimit, sipas rezultateve të hulumtimit të vogël të kryer në Universitetin Vanderbilt.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 25 vullnetarë të moshës prej 18 deri 29-vjeçare. Shkencëtarët, duke skanuar trurin, kanë përcjellë interesimin e tyre për punën e rëndë, ndërsa shpërblimi përfshinte para.

Rezultatet kanë treguar që personave të zellshëm, përkatësisht ata që nuk e kishin problem të punonin shumë, dopamina u është liruar në mënyrë të shtuar në zonat e trurit që luajnë rol kyç kur është fjala për motivimin.

Në anën tjetër, dembelëve, përkatësisht atyre që nuk kanë treguar interesim për punë, dopamina në mënyrë të shtuar u lirohet në zonat të cilat janë përgjegjëse për ndjenjat dhe vlerësimin e rrezikut.

“Hulumtimet e mëhershme, që janë kryer në minjtë laboratorikë, tregojnë që dopamina luan rol të rëndësishëm kur është fjala për motivimin, ndërsa ky hulumtim ofron informatat për atë se ku dhe në çfarë sasie lirohet apo sekretohet dopamina”, ka deklaruar udhëheqësi i hulumtimit prof. Michael Treadway.

Truri është ende pjesa më pak e hulumtuar e trupit të njeriut, prandaj çdo hulumtim paraqet një hap para drejt të kuptuarit të këtij organi të rëndësishëm.

Rezultatet e këtij hulumtimi mund të ofrojnë një perspektivë të re në të kuptuarit e problemeve të ndryshme mentale, siç janë depresioni, skizofrenia, çrregullimet e koncentrimit dhe të ngjashme.

Nevojiten hulumtime të mëtejme për të vërtetuar nëse lirimi i dopaminës ndikon në sëmundjet e ndryshme mentale.

Lajme të ngjashme

Back to top button