Prolongohet fillimi i sezonit pranveror në Ligën e Dytë

Reshjet e shumta të dëborës dhe temperaturat e ulëta në Maqedoni kanë shkaktuar shumë probleme të mëdha në futbollin vendor.

Komisioni për Gara pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), pasi që ditë më parë kishte anuluar zhvillimin e xhiros së 22-të të Ligës së parë që duhej të luhej të mërkurën (28 shkurt), për 4 mars, sot ka vendosur të shtyjë fillimin e sezonit pranveror në dy ligat e dyta.

Kështu sezoni pranveror që duhej të fillojë gjatë ditës së shtunë (3 mars), do të zhvillohen gjatë ditës së martë më 6 mars në orën 14.00. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button